-1 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Medreseja “Mehmed Fatih” në Mal të Zi

Më të lexuarat

Medreseja “Mehmed Fatih” në Malin e Zi është e veçantë në llojin e vet në mbarë rajonin, pasi mësimi në këtë shkollë zhvillohet në dy gjuhë, në atë boshnjake dhe në gjuhën shqipe.

Malësia është ndër trevat e spikatura me kulturë të gjithanshme, por veçmas ajo njihet me bashkëjetesën fetare. Një nga promotorët e këtyre vlerave dhe më gjerë si vlera fetare, kulturës qytetare, paqes dhe besimit është padyshim edhe Medreseja “Mehmed Fatih”. Ky institucion ka një staf akademik shumë të përgatitur dhe të përkushtuar për të përçuar vlera në formimin e brezave të rinj. Si e tillë Medreseja shpesh vizitohet nga personalitete të larta fetare, njohës të Islamit , personalitete të larta shtetërore, diplomatë dhe përfaqësuese te akredituar në Mal të Zi  Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Turqisë, drejtori i Medresesë “Mehmed Fatih” z. Fuad Çekiç tregon rrugëtimin të gati një dekade të kësaj shkolle.

– Medreseja “Mehmed Fatih” e veçantë në llojin e vet në mbarë rajonin. Mësimi në këtë shkollë zhvillohet ne dy gjuhë, në atë boshnjake dhe në gjuhën shqipe.

Medreseja “Mehmed Fatih” ka nisur punën që në vitin 2008. Kjo është medreseja e parë në Mal të Zi pas luftërave ballkanike dhe si e tillë më e reja në Rajon. Këtë vit ne kremtojmë 10 vjetorin e themelimit  Nga 50-60 nxënës sa kishim në fillim, tani  Medreseja ka kërkesa të vazhdueshme për regjistrim dhe tani kemi mbi 260 nxënës”, sqaron Çekiç.

Kjo është një vlerë të cilën ky institucion e ka kthyer në punë, kontribut dhe me një realitet i cili vazhdon të vlerësohet thotë drejtori i shkollës z. Çekiç dhe shton:

Plan-programi në Medresenë tonë është në përputhje me plan programet e shkollave të tjera të rajonit, si ato në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë. E veçanta e shkollës tonë qëndron në faktin sepse mësimi zhvillohet në dy gjuhë, në atë boshnjake dhe në gjuhën shqipe. Ne kemi dy paralele në gjuhën boshnjake dhe një në gjuhën shqipe. Fillimisht kemi nisur punën si Medreseja për djem e në vitin 2012 e kemi zgjeruar kapacitetin edhe me medresenë e vajzave ku deri tani kemi nxjerrë dy gjenerata të vajzave. Numri i tyre është gjithnjë e në rritje e sot ai është i barabartë me atë të djemve, mbase edhe më shumë”.

Drejtori Fuad Çekiç shpjegon se ky institucion ka një plan program edukativ shumë të larmishëm dhe një staf të përgatitur mësimdhënësish:

Në Medresenë tonë kemi mësues që ligjërojnë në gjuhën boshnjake dhe shqipe, dhe për këtë arsye interesimi për të vijuar shkollën tonë është gjithnjë e më i madh. Kjo bën që nxënësit tonë pa probleme mund të regjistrohen ne cilindo fakultet në Rajon. Kryesisht ata vazhdojnë studimet në degët shoqërore që është specifikë e t gjitha medreseve tjera. Nxënësit tanë vijojnë studimet në Turqi, në SHBA, Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovine etj.”.

– Me aktivitetet e ndryshme sociale, kulturore dhe humanitare Medreseja “Mehemet Fatih” është bërë lokomotivë të promovimit të gjitha vlerave

Krahas asaj që ne jemi Medrese, ne jemi edhe qendër kulturore Islame. Tek ne zhvillohen pothuajse aktivitetet më të rëndësishme kulturore dhe shkencore. Ajo çfarë është specifike këtu, e që na dallon nga qendrat e tjera, është fakti se me hapjen e Medresesë, Bashkësia Islame e Malit të Zi bëhet më e njohur ne Rajon dhe në botë. Pothuajse nuk ka Ambasadë në Mal të Zi e cila nuk e ka vizituar Medresenë tonë. Ata organizojnë ekspozita dhe ligjërata të ndryshme. Po ashtu janë të shumta delegacionet e huaja të cilët na vizitojnë e ku dëshirojnë të njoftohen me pozitën e pakicave në Mal të Zi”, thotë Çekiç.

– Medreseja “Mehmed Fatih” është një institucion me performancë jashtëzakonisht të mirë dhe nga dita në ditë zgjerohet

Në Podgoricë posedojmë 3 ndërtesa thotë drejtori Çekiç dhe shton:

Këtë vit shkollorë jemi zgjeruar dhe me një tjetër ndërtesë për vajza. Jemi duke punuar në riformimin e disa kabineteve për shkencat natyrore dhe shoqërore. Në dy vitet e fundit kemi hapur  edhe paralelen e medresesë së vajzave në Rozhajë”, thotë Çekiç.

Sa i përket risive të këtij viti shkollore drejtori Fuad Çekiç thotë se kalendari shkollorë i medresesë është identik me shkollat e tjera. Dallim bën vetëm përshtatja gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit sepse gjatë këtij muaji  nxënësit tanë kanë aktivitete të ngjeshura fetare dhe kulturore. Ata bëjnë vizita mexhliseve në tërë Malin e Zi, mbajnë ligjërata dhe aktivitete të ndryshme kulturore etj.

Duke bërë prezantimin e objektit shkollorë z. Çekiç thotë se shkolla posedon 16 klasë me kapacitet të gatshëm të pranojnë mbi 300 nxënës. Internati ka 36 dhoma me nga 6 shtretër. Kemi restorantin me kapacitet deri në 200 persona. Posedojmë edhe apartamente të veçanta për mësimdhënës nga jashtë. Aktivitete të ndryshme kemi edhe gjatë stinës së verës si ligjërata fetare dhe udhëtime studimore për nxënësit”.

Medreseja “Mehmed Fatih” ka marrëdhënie shumë të mira me të gjitha institucione dhe është e vlerësuar nga ta. Kjo gjë është arritur me punë dhe përkushtim të stafit për të përçuar vlerat në formimin e brezave të rinj. Andaj interesimit për të vijuar mësimin tek ne është gjithnjë e më i madh shton drejtori i shkollës:

Me hapjen e Medresesë janë thyer paragjykimet Fillimisht është menduar se shkolla jonë prodhon vetë kuadro fetarë. Kjo nuk është e vërtetë. Sepse këtu krahas lëndëve të besimit fetar që përbëjnë 25% të lëndëve, 75% të mësimit tonë ka të bëjë me lëndët jo fetare “Tek ne mësohet gjuha amtare, kemi lëndën e matematikës, biologjisë, kimisë, fizikës, psikologji, latinisht etj. njësoj si dhe në shkollat e tjera formale në Mal të Zi”.

– Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me Medresenë më të njohur të Stambollit

Në këtë shkollë janë të mishëruara vlerat për të edukuar fëmijët të cilët mund të japin kontributin e tyre në përparimin dhe civilizimin e shoqërisë  Nxënësit që kryejnë Medresenë tonë kanë mundësi për t’u regjistruar në fakultete të ndryshme thotë ai:

 “Sot kemi studentë që regjistrohen në fakultetin ekonomik, juridik, biologjisë e këtë vit kemi pasur një studente që u ka regjistruar edhe në fakultetin e mjekësisë”.

Në punën tonë vëmendje të veçantë i kushtojmë bashkëpunimit me Medresetë homologe dhe aktiviteteve të nxënësve brenda dhe jashtë shkollës. Z. Çekiç thotë për Zërin e Turqisë, se bashkëpunim të ngjeshur kanë edhe me Medresetë më të njohura të rajonit si dhe me Medresenë më njohur të Stambollit, me të cilën kanë realizuar programin e shkëmbimit të përvojave midis nxënësve, aktivitete këto që janë zhvilluar në Podgoricë dhe në Stamboll.

– Përgatiti për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi, Vera ALIBEGU KATANA –

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit