8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çavusoglu: Sot do të shkoj në Bangladesh për myslimanët rohingianë

Më të lexuarat

“Sot do të shkoj në Bangladesh për myslimanët rohingianë”, tha Mevlut Çavusoglu në konferencë shtypi nga Bakuja, ku qëndroi për të marrë pjesë në takimin trepalësh të Ministrave të Jashtëm të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë…

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të mërkurën paradite se një zgjidhje e qëndrueshme është e domosdoshme për dramën, që po jetojnë myslimanët e Arakanit (Rakine) në Mianmar (Birmani).

“Sot do të shkoj në Bangladesh për myslimanët rohingianë”, tha Mevlut Çavusoglu në konferencë shtypi nga Bakuja, ku qëndroi për të marrë pjesë në takimin trepalësh të Ministrave të Jashtëm të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.

Ai theksoi se problemit të Arakanit i duhet gjetur me doemos një zgjidhje e qëndrueshme duke rikujtuar gjithashtu se kësisoj masakrash e persekutimesh janë përjetuar edhe në të kaluarën.

Shefi i diplomacisë turke tërhoqi vëmendjen se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i mëshojë fuqishëm problemit të Arakanit dhe se jo vetëm bota islame, por i tërë globi nevojitet të jetë më i ndjeshëm për këtë çështje.

“Këtu (në Arakan) ka një dramë humanitare. Disa vende u treguan të ndjeshme. Ne do të ofrojmë ndihmat tona për qeverisjet lokale në këtë rajon. Pasi të kemi plotësuar nevojat e këtushme, do të vendosim bashkë me komunitetin ndërkombëtar se çfarë mund të bëjmë. Nuk do t’i braktisim në vetmi ata njerëz. Kushtet, në të cilat jetojnë rohingianët, janë për të ardhur keq. Njerëzit atje jetojnë pothuajse në një burg të hapur, në baltë. Është diçka e papranueshme që njerëzit të jetojnë në këto kushte në këtë periudhë”, nënvizoi ministri Çavusoglu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit