0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Indonezi, protestë kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit

Më të lexuarat

Mijëra indonezianë që janë mbledhur para Ambasadës së Mianmarit në kryeqytetin Xhakarta dhe sheshin Bundara HI, reaguan kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit dhe budistët radikalë

XHAKARTË (AA) – Mijëra njerëz kanë protestuar në Indonezi kundër dhunës që po ushtrohet në Mianmar ndaj muslimanëve të Arakanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra indonezianë që janë mbledhur para Ambasadës së Mianmarit në kryeqytetin Xhakarta dhe sheshin Bundara HI, reaguan kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit dhe budistët radikalë.

Protestuesit i bënë thirrje Indonezisë, shtetit më të populluar me muslimanë në botë, të ndërpresë lidhjet diplomatike me Mianmarin dhe dëbimin e ambasadës.

Irfan Maftuh, një nga protestuesit, rikujtoi deklaratat e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan lidhur me masakrat ndaj muslimanëve të Arakanit.”E falënderojmë Erdoğanin për qëndrimin kundër persekutimit në Arakan. Të gjithë liderët duhet ta marrin shembull Erdoğanin”, tha ai.

Shumë rrugë në kryeqytet u bllokuan për shkak të protestave, kurse para Ambasadës së Mianmarit kishte masa të shtuara të sigurisë. Një numër i madh i muslimanëve të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur.

Edhe në Afganistan është protestuar kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit

Një grup afganësh kanë protestuar në Mezar-i Sharif në Afganistan kundër masakrës ndaj muslimanëve të Arakanit (Rohingya).

Ata thanë se në këtë mënyrë, duan të tërheqin vëmendjen ndaj dhunës së përsëritur ndaj muslimanëve të Arakanit.

Protestuesit brohorisnin “Ndaloni gjenocidin në Mianmar”, “Ndaloni brutalitetin ndaj muslimanëve në Mianmar”, “Rroftë Turqia”, “Rroftë Erdoğan”.

Muhammad Sah Adili tha në një fjalim para afganëve të mbledhur se ajo që po ndodh me muslimanët e Arakanit është jonjerëzore.

Ai gjithashtu theksoi se në këtë rast duhet të bashkohet bota islame dhe të veprojë së bashku. Adili tha se askush tjetër përveç Presidentit të Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, nuk ka dalë në mbrojtje të këtij populli.

Gjatë sulmeve të ushtrisë janë shënjestruar mbi 60 fshatra, ndërsa dhjetëra prej tyre janë djegur. Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen të ikin nga rajoni për shkak të sigurisë, duke shkuar në zona relativisht të sigurta ose duke u përpjekur ta kalojnë në Bangladesh nëpërmjet rrugëve ilegale.

OKB njofton se mbi 123 mijë muslimanë të Arakanit deri më tani kanë kaluar në Bangladesh, megjithëse dhjetëra mijëra vazhdojnë të presin në zonën kufitare.

Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare. Organizatat e shoqërisë civile në Arakan bëjnë të ditur se numri i civilëve që kanë humbur jetën ka kaluar mbi një mijë, ndërsa disa të tjera pohojnë se bilanci është disa mijëra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit