-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Masakrat ndaj muslimanëve në Arakan, Çavuşoğlu do të vizitojë Bangladeshin

Më të lexuarat

Çavuşoğlu në vizitën e tij do të trajtojë gjendjen e fundit të muslimanëve të Arakanit dhe masakrat e bëra ndaj muslimanëve në Arakan me zyrtarët e Bangladeshit dhe pritet të vizitojë kampin në Cox’s Bazar.

ANKARA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, nesër do të vizitojë Bangladeshin për të vizituar kampin ku gjenden muslimanët e Arakanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet diplomatike, ministri turk nesër pas takimit tre palësh të ministrave të Jashtëm të Turqisë-Azerbajxhanit-Gjeorgjisë që do të mbahet për herë të gjashtë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, do të shkojë në Bangladesh.

Çavuşoğlu në vizitën e tij do të trajtojë gjendjen e fundit të muslimanëve të Arakanit dhe masakrat e bëra ndaj muslimanëve në Arakan me zyrtarët e Bangladeshit, ndërsa pritet të vizitojë kampin në Cox’s Bazar.

Ministri turk i cili kryen takime dhe bisedime intensive në lidhje me masakrat që janë në rritje ndaj muslimanëve në Arakan, ka biseduar me homologun e tij nga Bangladeshi, Abul Hassan Mahmud Ali, ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Anifah Aman, ministren e Jashtëm të Indonezisë, Retno Marsudi, ministrin e Jashtëm të Katarit, Shejh Muhammed bin Abdurrahman Al Thani, ministrin e Jashtëm të Iranit, Javad Zarif si dhe me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Kofi Annan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit