Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe në një takim të jashtëzakonshëm në Kajro të Egjiptit dënuan organizatën e Hisbullahut libanez që lufton kundër opozitarëve në Siri.
Në komunikatën që u publikuar në fund të sesionit të mbledhjes u tha se “dënohet çdo ndërhyrje e jashtme në Siri me në krye Hisbullahun”.
Komunikata thekson edhe një herë domosdoshmërinë e krijimit të një force paqeruajtëse të OKB-së për të bërë të mundur krijimin në Siri të një qeverie tranzicioni me kompetenca të plota dhe për të garantuar stabilitetin gjatë periudhës së tranzicionit.
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nebil el-Arabi dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit Kamil Amro pas takimin dolën para kamerave dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.
Në fjalën e tij El-Arabi nënvizoi rëndësinë që ka konferenca Gjenava-2, që planifikohet të mbahet në lidhje me krizën në Siri, ndërsa tha se kjo konferencë është “shansi i fundit” për një zgjidhje politike të problemit sirian.
Nebil el-Arabi shtoi se opinioni publik ndërkombëtar deri tani nuk ka qenë i suksesshëm për sa i përket zgjidhjes së krizës në Siri. /trt/kohaislame