-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Deputetët reaguan ndaj Hoxhë Irfan Salihut, e mbron Gzim Kelmendi

Më të lexuarat

Në mbrojtje të hoxhës ka dalë deputeti i partisë së drejtësisë Gëzim Kelmendi.

“Pse gratë deputete nuk kanë reaguar lidhur me rastin e koleges së Hoxhës në shkollën “Zenel Hajdini”, ku një mësues i edukatës fizike ngacmoi seksualisht një vajzë të shkollës së mesme. Pse ju nuk reaguat kur në Mitrovicë në vitin e kaluar u ngacmua nga arsimtari nxënësja e shkollës fillore, pse në vitin e kaluar kur është dhunuar një vajzë nga mësuesi i saj nuk reaguat.

Ndërsa deputetja e LDK-së Teuta Sahatçija  ka kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës që të distancohen nga fjalimi i Hoxhë Irfan Salihut.

“Kërkojmë që Bashkësia Islame të distancohet nga kjo mënyrë e predikimit të fesë. Kërkojmë prej BIKU-t që të shndërrojë xhaminë në një tempull ku predikohet paqja, dashuria e ndihma për njerëzit kanë nevojë. Atë që dëgjuam nga incizimi i është e kundërta e atij islami që ne e njohim. Incizimi ishte një breshëri i emocioneve të shfrenuara. Ishte një predikim i dhunës. Në të njëjtën kohë i amniston burrat dhe djemtë dhe i udhëzon që t’i gjuajnë në rrugë dhe të ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre”, ka thënë Sahatçiu. Reagime të ashpra erdhën edhe nga deputetet Alma Lama dhe Blerta Deliu-Kodra./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit