Mes miliona besimtarëve që ndodhen këto ditë në Mekë në Arabisë Saudite për kryerjen e ritualit të Haxhit, ndodhet dhe një i ri nga Bosnja. Eshtë nga ata që e ka parë Haxhin si një projekt jetësor dhe ka bërë ç’është e mundur, duke kapërcyer gjithë pamundësitë në dukje, edhe ato financiare, për të qenë në vendin e shenjtë të besimit islam.
Alaudin Ibrahimoviç nuk e ka njërën dorë, por dëshira e tij për t’u ndodhur në Mekë e Medine, i ka dhënë atij forcën për të kursyer para sa ka mundur, sado që i privuar fizikisht, derisa i është bërë e mundur mbërritja atje.
“Sa herë që shihja Mekën dhe Medinen në televizion apo foto, doja të isha atje. Falënderoj Allahun që ma mundësoi të vij këtu. Kjo është gjëja më e bukur që mund të kisha përjetuar; për të ecur në vendet ku profeti dhe shokët e tij kanë ecur”, u shpreh i ngazëllyer Ibrahimoviç.
Në një video që mund të shihni më poshtë, interesante është dhe mënyra se si ai merr abdes – pastrohet – para ritit të faljes, teksa i mungojnë duart, por i ka mbetur një gjysëm krahu.
https://www.youtube.com/watch?v=0MhaU6iEHRA