4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdogan: Zhvillimet në botën myslimane na e ndrydhin Bajramin

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se bota islame ka hyrë e brengosur në atmosferën e Kurban Bajramit.

Pas namazit të Bajramit në Xhaminë ‘Hazreti Ali’ në Stamboll, Erdoan vlerësoi për gazetarët që e prisnin problemet që përjetohen në botën islame.

“Nga njëra anë përleshjet në Siri dhe Irak nga ana tjetër përleshjet në Arakan ndërkohë që në vendin tonë është edhe lufta kundër terrorit. Të gjitha këto janë zhvillime që pengojnë pritjen tonë të bajramit ashtu siç i ka hije bajramit.

Në një mënyrë ose tjetrën sigurisht që ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë brenda dhe jashtë kufijve kundër kërcënimeve që i vijnë vendit tonë”.

Duke bërë të ditur se Arakani është brenda një fatkeqësie tjetër, Presidenti Erdoan, tha: “20 mijë njerëz të dëmtuar dhe të pafajshëm janë detyruar të kalojnë në Bangladesh pasi iu janë djegur fshatrat dhe shtëpitë e tyre ndërsa qindra myslimanë Rohinga janë masakruar.

Këto ndodhin përpara syve të gjithë njerëzimit por për fat të keq njerëzimi i shpërfill”.

Ai bëri të ditur se si kryetar i radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ka zhvilluar bisedimet e nevojshme dhe shtoi: “Kam biseduar me liderët e vendeve islame dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Vazhdojnë edhe punimet e shokëve tanë në pikën e Këshillit të Refugjatëve pranë Kombeve të Bashkuara”.

Kurse pyetjes në lidhje me deklaratat e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Erdoan iu përgjigj duke thënë: “Unë jam në pikën ku nuk mund të zgjidh se çfarë ka dashur të thotë Macron. Këtu duhet ta mësojmë prej tij.

Ka vetëm një gjë që unë e di; duke qenë se kanë kërkuar takim, unë nuk dëshiroj të kthej asnjë mbrapsht. Sepse unë dua të shtoj miqtë dhe të pakësoj ata që na shohin jo me sy të mirë.

Por nga ai reportazh i dhënë për revistën në fjalë në vend që të mendoj një gjë negativ mendoj të kundërtën, mendoj se biseda me Presidentin e Turqisë është një vlerë plus për ata”.

Ai vlerësoi edhe miratimin e padisë ndaj truprojave turke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e quajti atë një skandal të vërtetë që në fillim.

“Ekipet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përgjegjëse për sigurinë e mysafirëve që shkojnë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Nëse ekipet amerikane të sigurisë nuk sigurojnë mbrojtjen tonë atëherë a do të kryejnë truprojat e mija detyrën për të mbrojtur ata që u sulmuan nga përkrahësit e organizatës separatiste terroriste PKK?

Sigurisht që ata (truprojat) përmbushën detyrën për tu mbrojtur nga këto sulme. Autoritetet e prokurorisë atje kanë mbetur nga periudha e Obamës dhe përpos kësaj është një padi jo obliguese ndaj nesh.

Nëse në udhëtimin e ardhshëm do të kemi rast do ta bisedojmë veçmas këtë çështje me Presidentin Trump.

Këto zhvillime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të mira. Amerika është një vend që mbron ende anëtarët e çetës së organizatës terroriste gyleniste (FETO). Amerika është kthyer në pozicionin e një vendi që mban nën mbrojtje PKK-në.

Unë e kam të vështirë të kuptoj se çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundrejt këtyre zhvillimeve” tha Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit