Të paktën 15 persona janë plagosur, dy prej të cilëve janë në gjëndje të rëndë, nga rrufetë në një festival muzikor në veri-lindje të Francës.
Rrufetë goditën disa zona pranë festivalit në qytetin e Azerailles, tha në një deklaratë këshilli rajonal.
Të plagosurit përfshijnë edhe disa fëmijë që ishin në një tendë, gjatë stuhisë.
“Viktimat ishin goditur drejtpërdrejt nga rrufeja dhe pësuan djegie të rënda”, shtoi këshilli rajonal.
Një grua rreth të gjashtëdhjetave dhe një 44 vjeçar raportohet të jetë gjithashtu në gjendje të rëndë.
Mbrëmë Franca u përfshi nga një stuhi e fuqishme që përmbyti disa zona në vend.