1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Muslimanët e Arakanit tregojnë barbarizmin që përjetuan

Më të lexuarat

Vazhdojnë të vijnë pamje të reja lidhur me momentet e tmerrshme të civilëve dhe dhunës së ushtruar ndaj muslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit

ANKARA (AA) – Vazhdojnë të vijnë pamje të reja lidhur me momentet e tmerrshme të civilëve dhe dhunës së ushtruar ndaj muslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një pamje të publikuar nëpërmjet rrjeteve sociale muslimanët nga Arakani tregojnë tmerrin që përjetuan nga masakra në rajon.

Njëri prej të rinjve i cili flet në pamje thotë se pas vrasjes së 4 personave me armë dhe djegies së tyre kanë ikur nga rajoni. “Ata vrasin vëllezërit tanë. Ne po ikim dhe po migrojmë nëpër vende muslimane”, thotë ai.

Një grua në pamje tregon tmerrin me lotë në sy. “Vajzën, mbesën, fëmijët, nusen i vranë me armë dhe i dogjën me benzinë”, tregon ajo.

Edhe një burrë tjetër nga muslimanët e Arakanit thotë se nipi, nusja dhe të gjithë fëmijët e tij janë masakruar duke i djegur.

Një tjetër person në pamjet thotë se është nga rajoni Tulatuli dhe se çdo kush nga ky vend po vritet. “Duke e kaluar lumin në Tulatuli na sulmuan. Vranë 4 vëllezërit e mi”, tha ai.

Ndërkaq edhe një i moshuar foli për dhunën në rajon. “Po na vrasin! Me armë! Po na djegin me benzinë”, thotë ai.

Personi i cili ka incizuar këto pamje thotë: “Shikoni, çfarë mund t’u bëjmë këtyre vëllezërve e motrave. Këta vëllezër e motra vijnë nga Tulatuli”.

Në Arakan pas sulmeve në pikat e kontrollit të policisë më 25 gusht, në operacionet e gjera të forcave të sigurisë së Mianmarit kundër muslimanëve, një numër i madh i civilëve kishin humbur jetën, kurse një numër i madh i personave janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Në operacionet e ushtrisë janë djegur qindra shtëpi dhe tani janë në gjendje të papërdorshme. Meqë Qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjet dhe daljet nga rajonet e izoluara nga bota, nuk mund të bëhen përcaktimet e sakta lidhur me numrin e civilëve të vdekur.

Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit të cilët kanë ikur nga fshatrat e tyre, po ikin në zona relativisht të sigurta ose përpiqen që të kalojnë në Bangladesh nëpërmjet rrugëve ilegale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit