3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Dhjetëra vullnetarë nga Maqedonia luftojnë për lirinë e popullit sirian

Më të lexuarat

Së paku 30 shtetas të Maqedonisë janë të radhitur në radhët e kryengritësve sirian në luftën kundër regjimit të presidentit Bashar al – Asad.

Burime të shërbimeve të sigurisë kanë theksuar për mediat maqedonase se të gjithë ata janë të besimit islam dhe se një pjesë e madhe e tyre janë bashkëngjitur në mënyrë vullnetare për të rrëzuar regjimin e Asad, dhe për të sjellë lirinë e qytetarëve sirian. 

Këto shifra dhe të dhëna dalin vetëm pasi që javën e kaluar u informua për vrasjen e një shtetasi të Maqedonisë në luftën në Siri. Bëhet fjalë për Rasim.S, shqiptari nga Bellovishta e Gostivarit, i cili u vra si pjesëtarë i rebelëve dhe sa kishte udhëtuar në Siri nga Austria, ku po jetonte dhe punonte.

Shërbimet sekrete kanë raportuar gjithashtu se pjesë e kryengritësve në Siri janë edhe nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë- Hercegovina, që janë radhitur përkrahë kryengritësve sirian për të rrëzuar regjimin kriminal të Bashar al – Asad.

Deri tani rreth 10 shqiptarë janë vrarë deri më tani duke luftuar kundër presidentit sirian, Bashar al- Assad. Muhamet Kopriva, 22 vjeç, është viktima e parafundit shqiptare në Siri.
Shqiptarët e vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, kurse dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosovë. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. Janë të ndara në dy grupe në Alepo. (INA)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit