Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia që në fillim të tensionimit të jetuar në Xhaminë Al-Aksa ka reaguar ashpër dhe këtë reagim e ka shfaqur me çdo rast.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia që në fillim të tensionimit të jetuar në Xhaminë Al-Aksa ka reaguar ashpër dhe këtë reagim e ka shfaqur me çdo rast, ndërsa ka bërë edhe përpjekje për gjetjen e zgjidhjes këtij problemi.
Gjatë takimit të tij me Presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas në Kompleksin Presidencial, Presidenti Erdogan tërhoqi vëmendjen në nevojën e dhënies fund të përpjekjeve të Izraelit për pushtim, ndërsa shtoi se “Zgjidhja me dy shtete nuk është në dobi vetëm të Palestinës, por të Izraelit”.
Në takim morën pjesë edhe Sekretari i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit (MIT), Hakan Fidan dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin.
Edhe Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit falënderoi Presidentin Erdogan për qëndrimin e qartë dhe të fortë të Turqisë në zgjidhjen e problemit të Palestinës.
Mahmud Abbas në prononcimin e tij tha se populli palestinez kurrë nuk do të pranoj që në Rripin e Gazës të formohet një shtet i ri.