-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ku ta gjej lumturinë?!

Më të lexuarat

Ku ta gjej lumturinë?

Disa njerëz mendojnë se lumturia është në mall dhe në pasuri, dikush tjetër ka gabuar duke e kërkuar atë në post dhe prestigj e dikush tjetër e ka kërkuar atë duke i realizuar dëshirat e tij edhe nëse ato janë në kundërshtim me urdhrat e Allahut, pra në harame. Pa dyshim të gjithë krijesat nxitojnë në arritjen e saj, të gjithë i kanë përveshur krahët dhe mundohen ta posedojnë atë, dikush e arrin e dikush privohet prej saj. I pafat është ai i cili e sheh lumturinë jo realisht duke i dhënë përparësi dunjasë para fesë së tij, epshit përballë ahiretit të tij, kështu që ky person mbjell në vete sëmundje, mërzi, shqetësime, trishtime, jetë të rëndë me shumë vështirësi.

Lumturia nuk e arrihet dot përpos se me devotshmëri ndaj Allahut të Lartësuar, me respekt ndaj Tij, me respekt ndaj të Dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me largimin nga mëkatet dhe punët e këqija. Allahu thotë: “O ju që keni besuar, përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) do t’ju mundësoj të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij ai ka arritur një sukses të madh.” 1

Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, është e gjithë lumturia dhe bazë e padiskutueshme e saj.” 2 Andaj jeta me gjithë mirësitë e saj nuk të sjell lumturi përderisa nuk e posedon devotshmërinë.

Poeti thotë:

Lumturinë nuk e shoh tubim pasurie,

mirëpo devotshmëria është lumturi.

Devotshmëria ndaj Allahut është më i miri depozitë,

sepse për të devotshmit tek Allahu ka çdo mirësi.

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

1-Ahzab: 71-72.

2-Fetava Shejhul islam 20/193.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit