-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Regjimi i Asadit vret 3 fëmijë në sulmet në Gutën Lindore

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civili të zonës rurale të Damasakut, në një deklaratë tha se forcat e regjimit të Asadit realizuan sulm ndaj vendbanimeve në qarqet Ajn Terma dhe Zemelka

GUTA LINDORE/ANKARA (AA) – Në sulmet e armatosura të realizuara nga regjimi i Bashar al Asadit në kryeqytetin e Sirisë, Damasak, në qarqet Ajn Terma dhe Zemelka të cilat ndodhen në Gutën Lindore, që ndodhet në “zonat jokonfliktuoze”, humbin jetën 3 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të zonës rurale të Damasakut, Serac Mahmut, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se forcat e regjimit të Asadit realizuan sulm ndaj vendbanimeve në qarqet Ajn Terma dhe Zemelka.

Duke bërë të ditur se në sulme kanë humbur jetën 3 fëmijë dhe se janë plagosur 13 civilë, Mahmut thotë se “Pas sulmeve të regjimit në Ajn Terma dhe Zemelka, ekipet e mbrojtjes civile arritën në vendin e ngjarjes. Me përfundimin e përleshjeve ne filluam punimet këtu dhe ekipet tona i dërguan të plagosurit nëpër pika shëndetësore”.

Rajoni i Gutës Lindore për pesë vite ndodhet nën rrethimin e ushtrisë së regjimit. Regjimi ka për qëllim që ta copëtojë lagjen Cobar nga Ajn Terma dhe Zemelka, e cila është në formë të gadishullit dhe ndodhet në juglindje të Gutës Lindore, dhe ta rrethojë atë. Në këtë mënyrë do të ngushtohet edhe rrethimi i Gutës Lindore e cila po vazhdon për 3 muaj në mënyrë intensive.

Guta Lindore gjendet në mesin 4 “zonave jokonfliktuale”, që Turqia, Rusia dhe Irani e kishin përcaktuar në mbledhjen e mbajtur më 3-4 maj në Astana.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit