-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Hapet për dy ditë vendkalimi kufitar Refah

Më të lexuarat

“Autoritetet egjiptiane hapën vendkalimin kufitar Refah për dy ditë duke filluar nga mëngjesi i sotëm, së pari për kalimet e kandidatëve për haxhinj e më pas për çështje humanitare”

KAJRO (AA) – Autoritetet egjiptiane duke filluar nga sot, hapën për dy ditë vendkalimin kufitar Refah në të dyja drejtimet, raporton Anadolu Agency (AA).

Përgjegjësi i anës palestineze të Vendkalimit Kufitar Refah, Hisham Advan, në një deklaratë për gazetarin e AA-së thotë se “Autoritetet egjiptiane hapën vendkalimin kufitar Refah për dy ditë duke filluar nga mëngjesi i sotëm, së pari për kalimet e haxhinjëve të ardhshëm e më pas për çështje humanitare”.

Advan thotë se nga vendkalimi kufitar së pari do të kalojnë 484 haxhinjët e ardhshëm nga Gaza dhe që më pas do të realizohet lëvijza për çështje humanitare. Autoritetet palestineze kanë bërë të ditur se gjatë kësaj kohe dy ditore ata që kanë mbetur të bllokuar në pjesë egjiptiane do të mund të kalojnë në Gaza.

Qeveria e Egjiptit pas grusht shtetit në këtë vend në vitin 2013, mbylli vendkalimin kufitar Refah, të cilin e hap në periudha të shkurtra kohore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit