Jurgen Klopp ka dalë në mbrojtje të mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil, duke e konsideruar atë si një lojtarë të ‘klasit botëror’.
Ozil ishte cak i kritikave nga disa ekspertë dhe ish-futbollistë pas humbjes së ‘Topçinjve’ ndaj Stoke Cityt, me rezultat 1-0, madje, është quajtur ‘pengesë’ për ekipin e Arsenalit, nga ish-mesfushori anglez, Steven Gerrard, transmeton kp.
Sipas menaxherit të Liverpoolit, “këto kritika janë të panevojshme kur dihet ndikimi që ka Ozil në lojën e Arsenalit, dhe talentin e jashtëzakonshëm që posedon ai”.
Këto komente Klopp i bëri para derbit anglez, ku Liverpool e pret sot Arsenalin në ‘Anfield’, me fillim nga ora 17:00.