Persona të panjohur mbrëmë kanë hedhur gurës drejt xhamisë e cila para disa ditës kishte hapjen zyrtare në Rjekë, duke thyer xhaminë e një dritareje, mirëpo askush nuk është lënduar. Lajmi është dhënë nga zyrtarët policorë.
Mbrëmë rreth orës 22 është lajmëruar policia se persona të panjohur sulmojnë me gurës qendrën islamike në Rjekë. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur oficerët e policisë, ndërsa është vërtetuar se në njërën nga zyrat është thyer xhami.
Të lënduar nuk ka pasur, ndërsa dëmet duhet të vlerësohen më vonë. Policia vazhdon hetimet dhe kërkimin për të gjetur personat që vandalizuan xhaminë e cila nuk ka shumë ditë që është hapur./IFF/kohaislame