-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kryeministrja e Serbisë: S’besoj se Serbia do njohë Kosovën

Më të lexuarat

Ana Brnabiq, kryeministrja e Serbisë, nuk beson se Serbia do ta njohë ndonjëherë shtetin e Kosovës.

Në një intervistë për Ora News, ajo tha se vendet duhet të përqëndrohen në integrimin rajonal dhe njëkohësisht të përparojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk besoj se njohja e Kosovës ka ndodhur por është bërë thirrje për dialog mes vendeve për një marrëdhënie më të mirë për të ardhmen. Ne duhet të kemi një marrëdhënie sa më të mirë të jetë e mundur dhe duhet të ndjekim hapat për të cilat jemi dakordësuar. Serbia ka bërë shumë për të implementuar të gjitha pikat në procesin e dialogut dhe kemi nevojë që Prishtina të fillojë të punojë me pjesët më të rëndësishme të marrëshjes për stabilitetin e komunitetit serb. Unë shpresoj që dialogu do të vazhdojë”, ka thënë ajo.

Ashtu si 3 vite me parë, shqiptarët do të bëjnë vizitë sërish në stadiumin e Beogradit për ndeshjen e Partizanit dhe Skëndërbeut. Brnabiq shpreson që kjo ndeshje të mos ketë të njëjtat probleme dhe pse nuk siguron asgjë.

“Ndeshja Skëndërbeu-Partizani i Beogradit, fillimisht duhet të them që jemi shumë të lumtur për Partizanin, ne akoma jemi duke festuar suksesin. Shpresoj që ndeshja të shkojë mirë dhe dua t’i bëj thirrje kujdo që të festojmë. Sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon”, shtoi ajo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit