Salmoni është njëri nga ushqimet më të preferuara, të cilat ekzistojnë. Përveç që është plot me përbërës ushqyes, ky peshk i shijshëm ul faktorin e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme, transmeton KosovaPress.
Ne ju sjellim disa nga përfitimet e pabesueshme të salmonit:
Salmoni është burim i shkëlqyeshëm i acidit yndyror Omega – 3, e cila është e njohur për nga ndikimet e saja kundër ndezjeve të ndryshme dhe uljen e tensionit të gjakut.
Një shujtë prej 100 gramësh salmon siguron madje 22 – 25 gramë proteina.
Salmoni është burim i shkëlqyeshëm i grupit të vitaminave B, të cilat janë të nevojshme për krijimin e energjisë dhe shëndetit të zemrës.
Konsumimi i shpeshtë i salmonit ndihmon në zvogëlimin e ankthit dhe depresionit, si dhe rrezikut për humbjen e memories.
Salmoni përmban deri në 3,8 mg Astaxanthin, i cili është anti-oksidues i njohur për nga efikasiteti i tij në shëndetin e lëkurës, zemrës dhe sistemit nervor.
Konsumimi i salmonit ndihmon edhe në kontrollin e masës trupore, duke zvogëluar apetitin, përshpejtimin e metabolizmit dhe uljen e ndjeshmërinë ndaj insulinës, si dhe ul nivelin e indeve yndyrore në pjesën e barkut.