0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Top Channel e ka seriozisht: Abaz Aliu ka luftuar dhe për demokraci!

Më të lexuarat

Në tekstin e kronikës speciale kushtuar peligrinazhit bektashi në malin e Tomorit, transmetuar në Top Channel, gjendet dhe një frazë që në vështrim të parë ngjan me një ironi të lehtë në funksion të humorit, mirëpo që më pas e kupton se është thënë krejt seriozisht.

Abaz Aliut, një figure mitike të besimit bektashi, shumë pak ose aspak i njohur për atë pjesë që nuk ka lidhje me bektashizmin si sekt e mënyrë të besuari, është atribuuar edhe aspirata për demokraci, gjatë ptotagonizmit të tij luftarak në betejën e Qerbelasë.

“Historia fillon me Abaz Aliun, flamurtari i betejës së Qerbelasë, ku ai luftoi për barazinë, të drejtën dhe demokracinë”,thuhet në kronikën e Top Channel.

Por nëse “barazia” dhe “e drejta” si nocione sociale kanë ekzistuar atë mot të qindra viteve më parë kur ka ndodhur dhe beteja e përfolur, “demokracia” që është nocion politik i vonë nuk kishte pse shtohej tek aspiratat e Abaz Aliut, gjersa nuk ndonjë ka lidhje as me qytetërimin antik grek, ku gjithsesi “demokracia” ka ekzistuar në formë fillestare, gjithnjë e kufizuar në kohë dhe hapësirë.

Për me tepër, përmendja e “demokracisë” në rastin e Abas Aliut, nuk mbështetet në ndonjë referencë historike, si prezente në idealin e tij luftarak.

Mbetet pra thjesht një tjerrje fjalësh pa skrupulozitet profesional, që të lë në fund një shije të hidhur…humori! /tesheshi.com/                     

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit