-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pagjumësia përkeqëson zemrën

Më të lexuarat

Njerëzit të cilët vuajnë nga pagjumësia mund të kenë probleme me zemër, ka treguar një studim kanadez.

Në studimin e realizuar në Universitetin e Montrealit, është krahasuar shtypja e gjakut te personat të cilët kanë probleme me pagjumësinë dhe tek ata të cilët flenë normalisht.

Rezultatet kanë treguar se personat që vuajnë nga pagjumësia kanë dukshëm shtypje më të lartë të gjakut.

Autorët e studimit thonë se gjatë gjumit zemra zakonisht pushon dhe vjen deri te ulja e shtypjes së gjakut, ndërsa në rast të pagjumësisë rritet shtypja e gjakut, kështu që në afat më të gjatë kohor shtohet edhe rreziku për sëmundjet tjera të sistemit kardiovaskular./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit