10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Prokurori Mustafi dënohet me pesë vjet burgim për korrupsion

Më të lexuarat

Një trup gjykues i përbërë prej tre gjyqtarëve në Gjykatën Themelore në Pejë i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it i dënoi katër persona për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe për vepra tjera lidhur me këtë.

I pandehuri Nazmi Mustafi u dënua për dy pika të akuzës për shpërdorim të pozitës zyrtare të tij. Po ashtu, ai u dënua për posedim të kundërligjshëm të një arme të zjarrit.

Mustafi u dënua me një dënim të përgjithshëm prej pesë vjet burgim dhe me gjobë prej dhjetëmijë euro, ndërsa kishte kryer veprën derisa ishte i punësuar si Prokuror Special në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, atij i është ndaluar mbajtja e ndonjë pozite zyrtare për një periudhë prej tri vitesh pas lirimit të tij.

EULEX-i njoftoi se të pandehurit Reshad Zherka dhe Xhelal Zherka u dënuan secili për ushtrim të ndikimit dhe nxitje për shpërdorim të pozitës zyrtare. Këto vepra ishin kryer bashkërisht nga ta. Secili nga të dy të pandehurit u dënuan me nga një dënim të përgjithshëm prej katër vjet burgim dhe me nga një gjobë prej dhjetëmijë euro.

E pandehura Mirela Ndoci u dënua për ndihmë në shpërdorim të pozitës zyrtare. Ajo u dënua me gjashtë muaj burgim dhe me gjobë prej dhjetëmijë euro.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it. Të gjitha palët kanë të drejtë në ankesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit