10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Gazetari italian: ja si nuk u raportua vrasja e kësaj gruaje muslimane në terrorin e Barcelonës

Më të lexuarat

Si në çdo sulm terrorist, edhe në këtë të fundit në Barcelonë, ka prej atyre lajmeve që janë pjesë e ndonjë spekulacioni; por në rastin konkret flitet për një mangësi të qëllimshme në raportim, teksa është fjala për viktimat.

Është gazetari Massimo Zucchi ai që ka publikuar një foto të një gruaje muslimane, e cila është vrarë në sulmin terrorist në Barcelonë javën e kaluar.

Zucchi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ishte tronditur kur ka parë se gazetarët e tjerë nuk duan të fotografojnë gruan e vrarë muslimane dhe vajzën e saj, e cila qëndron pranë trupit të nënës së saj duke qarë.

Dhe për këtë arsye, ai vendosi që të fotografojë këtë skenë prekëse.

Të jetë e vërtetë? Në fakt, në narrativën komunitare muslimane ekziston jo vetëm ideja që në këto sulme fshihet dhe një komplot ndaj tyre, siç dyshohet që ISIS është një produkt konsiprativ i politikëbërësve globalë, porse mediat fshehin qëllimisht dhe faktin se viktimë në këto sulme janë dhe vetë muslimanët. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit