Al-Hassan Abdullah, është një fshatar i varfër nga Gana, historia e të cilit rrëmbeu zemrat e përdoruesve musliman të rrjeteve sociale.
Abdullah, një burrë i varfër, pati fatin që në oborrin e tij të bie një dron xhirues turk, dhe sapo ekuipazhi televiziv e panë fshatarin me dron në dorë, ai i pyeti “a mund të më qoj kjo pajisje në Haxh?
Duke qenë se nuk e kishte idenë se cfarë pajisje e kishte në dorë, Abdullah i pyeti “djemtë e dronit” nëse ky ishte ndonjë lloj aeroplani i cili mund ta qonte në Haxh, pyetje nga e cila u emocionuan tej mase edhe ekuipazhi.
Historia e tj shkoi tek Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushogu, i cili ndërhyri dhe ndihmoi në organizimin e një udhëtimi në Haxh për Abdullahun…
Ai mbërriti në Stamboll të premten dhe u mirëprit nga organizata bamirëse turke.
Abdullah i tha Anadolu Agency (AA) se ai ishte i kënaqur që ishte në Stamboll dhe se ishte falënderues ndaj Zotit dhe Turqisë për këtë befasi.