3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Aeroplani-veturë arrin së shpejti

Më të lexuarat

John McGinnis ka shpenzuar më shumë se dy dekada për të mësuar inxhinierinë aeronautike dhe tani ai mendon se ka një përgjigje për dilemën e veturave që fluturojnë.

Pas leximit të një studimi të NASA-së, që sfidoi ekuacionin tradicional për tërheqjen aerodinamike, McGinnis besonte se ai më në fund e gjeti përgjigjen për krijimin e një automjeti fluturues që është i lirë, i sigurt, efikas, i qetë, dhe i cili lehtësisht mund të rehatojë një familje prej pesë anëtarëve.

Aeroplanin e tij veturë, McGinnis e ka quajtur Synergy. Inovacioni më i madh është se krahët e këtij aeroplani-veturë janë të projektuara në formë të kutisë për tërheqje minimale dhe efikasitet maksimal gjatë rrëshqitjes në ajër, transmeton BalkanWeb.

Krahët e aeroplanit-veturë shndërrohen në formë të kutisë gjatë ngritjes, dhe sapo automjeti fluturues të jetë në ajër, krahët shtrihen dhe zgjerohen automatikisht, ndërsa gjatë aterrimit, krahët e Synergy përsëri mblidhen dhe palosen në vendin e vet.

Synergy është i pajisur edhe më një kompjuter autopilot, i cili ndihmon drejtuesin e saj gjatë aterrimit, si dhe me një parashutë balistike, e cila hapet vetëm në rast emergjence./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit