-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rusia dhe SHBA-ja në hapësirën kibernetike: miqësi apo armiqësi?

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të vetme nuk mund të ballafaqohen dot me kërcënimet kibernetike. Moska dhe Uashingtoni janë duke finalizuar një marrëveshje mbi sigurinë në sferën e hapësirës kibernetike (cyberspace). Dokumenti në fjalë mund të nënshkruhet nga kryetarët e të dy vendeve që në muajin qershor, në Samitin e “Tetëshes së Madhe” në Irlandën e Veriut.
Çështja e zhvillimit dhe zbatimit në komunitetin global të rregullave të përgjithshme të sjelljes në rrjetin Internet, duke përfshirë edhe ato që synojnë kundërvënien ndaj kërcënimeve kibernetike, është ngritur vazhdimisht për diskutim nga Rusia. Kjo ide është paraqitur në mënyrë të përsëritur edhe më parë për shqyrtim në OKB, por çdo herë ajo ka ndeshur në rezistencë këmbëngulëse nga ana e Shteteve të Bashkuara. Tani situata ka filluar të ndryshojë. Uashingtoni shprehet i gatshëm për të lidhur një marrëveshje dypalëshe me Rusinë, të cilën deri kohët e fundit e ka konsideruar si burimin e dytë përkatësisht shkallës së rrezikshmërisë të sulmeve kibernetike. Siç sugjeron eksperti rus Andrei Masalloviç, amerikanët zunë një pozicion diametralisht të kundërt me qëllim të mbrojtjes së vetëvetes:
– Administrata amerikane për një kohë mjaft të gjatë ka bërë një gabim të madh, duke e vlerësuar Rusinë si të paaftë dhe të papërgatitur për hapa të mëdhenj, të qenësishëm në hapësirën kibernetike. Por, që nga vera e vitit të kaluar, situata ka ndryshuar. Dhe fillimisht me iniciativën e Dimitri Rogozin, kurse sot me iniciativën e Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, Komanda Kibernetike po krijohet në Rusi megjithatë. Rrjedhimisht, Rusia do të bëhet një lojtare e pavarur dhe mendimi i saj do të duhet të merret tashmë parasysh.

Përfitim të caktuar nga kjo marrëveshje mund të ketë edhe Rusia. Para së gjithash, ajo do të forcojë pozitën politike të shtetit në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu, miratimi i marrëveshjes së re do të ndihmojë në zhvillimin e bashkëpunimit ruso-amerikane në sferën e luftës kundër terrorizmit.

Por, duhet thënë, se jo të gjithë në komunitetin ekspert janë dakord me një pozitë të tillë. Sipas mendimit të menaxhuesit të grupit partner të kompanive Hosting Community, Aleksandër Panov, avantazhet që mund të përfitojë Rusia në kuadër të marrëveshjes në fjalë nuk janë aspak të qarta dhe nuk kanë ngjyrim politik:

– Unë mendoj se një marrëveshje e tillë është jashtë sferës së politikës. Se çfarë përfitimi do të ketë prej saj Rusia, tani për tani është vështirë të thuhet. Megjithatë, shumë nga teknologjitë për luftën kundër krimit kibernetik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhvilluara më mirë se tek ne dhe është plotësisht e mundur që ato të depërtojnë më shpejt në vendin tonë.

Në përgjithësi është shumë herët për të bërë ndofarë parashikimesh në lidhje me këtë marrëveshje, thonë ekspertët. Përveç kësaj, nënshkrimi i saj prej Uashingtonit nuk garanton respektimin e rreptë, rigoroz nga ana e palës amerikane të të gjitha artikujve të dokumentit. Përvoja e dhjetëvjeçarëve të fundit sugjeron se Shtetet e Bashkuara në kuadër të çdo bashkëpunimi ndërkombëtar plotësojnë dhe respektojnë vetëm ato dispozita që i sjellin leverdi Amerikës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit