5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Nga xhamia në “luftë” me zjarret, myftiu Gurra: Mbrojtja e pyjeve është shenjtëri!

Më të lexuarat

Tragjedia e djegies së pyjeve po përcillet çdo ditë në ekranet e televizioneve, por disa shqiptarë kanë vendosur që të mos e shprehin keqardhjen vetëm nga shtëpia, por të ngrihen e të shkojnë si vullnetarë në shuarjen e zjarreve.

Bëhet fjalë për një grup besimtarësh myslimanë të xhamive në Tiranë, të cilët i janë bashkuar sot zjarrfikësve në Pezë për të dhënë ndihmën e tyre në shuarjen e zjarreve.

Reagimi i tyre ka ardhur pas thirrjes së shërbimit zjarrfikës të Tiranës bërë qytetarëve që të jenë pjesë e aksioneve vullnetare për fikjen e flakëve.

“Mbrojtja e pyjeve është shenjtëri për cilindo besimtar dhe qytetar”, u shpreh myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili ishte bashkë me besimtarët në këtë aksion.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e aksioneve të tilla dhe tha se se mbrojtja e jetës, e pyjeve është edhe një obligim fetar.

“Në rastet e nevojshme, të kërkuara dhe të domosdoshme besimtarët dhe qytetarët do të jenë të gatshëm jo vetëm si besimtarë por detyrim qytetar për të shpëtuar pyjet.”- tha Gurra për mediat.

Shërbimi zjarrfikës dhe vullnetarët arritën që të izolonin flakët në Maknor, në njësinë administrative Pezë./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit