3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Varfanjaku nga Gana ëndërronte shkuarjen me dron në haxh, Turqia ia bën realitet

Më të lexuarat

Al-Hassan Abdullah, një fshatar i varfër nga Gana, historia e të cilit u shpërnda në mënyrë virale në mediat sociale turke, kur ai pyeti një ekip televiziv nëse “droni mund ta çojë atë në Mekë?”, do të udhëtojë për në tokën e shenjtë duke iu falenderuar Ministrisë së Jashtme të Turqisë dhe organizatave bamirëse atje.

Abdullah pyeti në mënyrë naive një ekip turk që kishte lëshuar në ajër një dron me kamerë në fshatin e tij në Ganë, nëse ata kishin “një dron më të madh që do ta çonte atë në Arabinë Saudite?” ku miliona muslimanë shkojnë çdo vit për të kryer haxhin, ndryshe pelegrinazhin vjetor të muslimanëve.

Ndërsa historia e tij u shpërnda në mënyrë virale në mediat sociale, Ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu ndërhyri dhe ndihmoi në organizimin e një udhëtimi për në haxh për Abdullahun. Ai mbërriti në Stamboll nga Accra të premten dhe u mirëprit nga një organizatë bamirëse turke, aktiviteti e së cilës është i përqëndruar në Ganë.

Abdullahu tha se ishte i lumtur që ishte në Stamboll, dhe ishte Zoti që e bekoi atë me këtë nder nga Turqia. “Unë jam mirënjohës ndaj Zotit dhe i lutem gjithë atyre që më ndihmuan që kjo ëndërr të bëhet realitet. Ndihma e shtetit turk është e vlefshme për mua dhe unë besoj se kjo do të ndihmojë në përmirësimin e miqësisë, vëllazërisë mes myslimanëve”,tha ai.

Cihad Gökdemir, zëvendëskryetar i organizatës bamirëse që e mirëpriti Abdullahun në aeroport, tha se rrëfimi i tij u bë titull nëpër media, pasi një punonjës i TRT World postoi në Twitter fotografinë e tij. “Pastaj, njerëzit filluan të kërkonin një mënyrë për t’iu afruar atij, që nga biznesmenët tek kompanitë. Në fund, një polic turk nga ambasada turke në Gana e kontaktoi atë dhe për këtë ai është mirënjohës ndaj popullit turk”, tha Gökdemir. /tesheshi.com/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit