Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur’an.
Katërmbëdhjetë shekuj më pare, Zoti zbriti Kuranin për të udhëzuar njerëzit në rrugën e vërtetë. Që prej ditës së shpalljes së tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i fundit hyjnor do të mbesë udhëzimi i vetëm për ta.
Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij e përkryer janë tregues të qartë se ai është me të vërtetë fjala e Zotit. Përveç kësaj, Kurani ka mjaft veçori të tjera të mrekullueshme, të cilat vërtetojnë se ai është me të vërtetë një libër hyjnor. Një prej këtyre veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i fakteve shkencore, të cilat njeriu mundi t’i zbulonte vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.
Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që Kurani është një libër shkencor, pasi qëllimi i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siç e thamë dhe më lart, udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës. Megjithatë, në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë vetëm në saje të fjalës së fundit të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin në kohën e shpalljes së tij, gjë që vërteton akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore.
Që të kuptojmë mrekullitë shkencore në Kuran, sëpari duhet të hedhim një vështrim në nivelin e shkencës që mbizotëronte në kohën e shpalljes së këtij libri hyjnor.
Në shekullin VII, në shoqërinë arabe ekzistonin shumë bestytni, me të cilat ishin përzier edhe çështjet shkencore. Mungesa e teknologjisë së duhur, me anë të së cilës do të studioheshin të fshehtat e natyrës dhe universit, i la këta arabë të hershëm nën ndikimin e bestytnive dhe legjendave të trashëguara nga brezat e mëparshëm. Për shembull, ata supozonin se ishin malet ato që e mbanin qiellin lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtë dhe në dy skajet e saj ndodheshin male të larta, të cilat ishin shtyllat që mbanin qiellin lart.
Sidoqoftë, të gjitha këto besime të kota të shoqërisë arabe u zhdukën me zbritjen e Kuranit. Në ajetin e dytë të sures Er-Rra’d thuhet: “Zoti është Ai që i ngriti qiejt pa asnjë shtyllë…” Ky ajet hodhi poshtë besimin e trashëguar të arabëve se qielli qëndron lart i mbajtur prej maleve. Në mjaft çështje të tjera janë shpallur të dhëna tepër të rëndësishme dhe të sakta, në një kohë kur askush s’kishte asnjë njohuri për to. Kurani, i cili zbriti në kohën kur njerëzit dinin shumë pak rreth astronomisë, fizikës ose biologjisë, përmban argumente bazë mbi një sërë dukurish të ndryshme, si krijimi i Universit, krijimi i qenieve njerëzore, struktura e atmosferës apo ekuilibri delikat, i cili bën të mundur jetën në tokë.
Tani, le të shqyrtojmë së bashku disa mrekulli shkencore të shpallura në Kuran.
KRIJIMI I UNIVERSIT
Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit:
“Ai është Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokës (pa pasur asnjë shembull)…”(El-En’am 101)
Përfundimi, në të cilin ka arritur astrofizika sot, është se i tërë universi, së bashku me dimensionet e lëndës dhe të kohës, erdhi në ekzistencë si rezultat i një shpërthimi të madh, i cili ndodhi menjëherë. Ky fenomen i njohur me emrin “Big Beng”, vërtetoi se universi ishte krijuar nga asgjëja si rezultat i një shpërthimi në një pikë të vetme. Qarqet shkencore moderne janë të një mendimi në lidhje me faktin se Big Bengu është i vetmi shpjegim i arsyeshëm dhe i vërtetuar i zanafillës së universit dhe i mënyrës së krijimit të tij.
Para Big Bengut, lënda nuk ekzistonte. Nga kjo gjendje mosekzistence, në të cilën as lënda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin – dhe kjo mund të përshkruhet vetëm në mënyrë metafizike – arrijmë në përfundimin se lënda, energjia dhe koha janë të tëra të krijuara. Ky argument është një nga zbulimet e fundit të fizikës bashkëkohore, i cili është shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.
Aparaturat e ndjeshme në bordin e satelitit hapësinor COBE, i cili u lëshua nga NASA më 1992, arriti të kapte dukshëm pjesë të mbetura të Big Bengut. Ky zbulim shërben si dëshmi për Big Bengun, i cili është shpjegimi shkencor i faktit se universi u krijua nga asgjëja.
Fotografitë e Bashkëngjitura
Zgjerimi I Universit Në Kuran, i cili u shpall katërmbëdhjetë shekuj më parë, në kohën kur shkenca e astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi i universit përshkruhet në këtë mënyrë:
“Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. ” (Edh-Dharijat 47)
Fjala “qiell” e përmendur në këtë ajet është përdorur në vende të ndryshme në Kuran me kuptimin e hapësirës dhe universit. Edhe këtu, kjo fjalë është përdorur me këtë kuptim. Me fjalë të tjera, në Kuran është shpallur se universi “zgjerohet”. Pikërisht, ky është përfundimi i arritur sot prej shkencës.
Deri para fillimit të shekullit XX, i vetmi mendim i përhapur në të gjithë botën e shkencës ishte se “universi ruan një gjendje konstante dhe ka ekzistuar përherë pa fillim”. Por kërkimet, vëzhgimet dhe rrezultatet e marra prej aparaturave moderne vërtetuan se universi në të vërtetë ka një fillim; argument për këtë është fakti se ai zgjerohet vazhdimisht.
Në fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre llogaritën teorikisht se universi është në lëvizje të vazhdueshme dhe zgjerohet.
Fotografitë e Bashkëngjitura
Ky fakt u vërtetua gjithashtu prej të dhënave të vëzhguara më 1929. Astronauti amerikan Edwin Hubble, ndërsa po vëzhgonte qiellin me një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njëra-tjetra. Një univers, ku çdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej çdo gjëje tjetër, nënkupton një univers vazhdimisht në zgjerim.
Vëzhgimet e kryera në vitet në vazhdim vërtetuan se universi është në zgjerim e sipër. Përsëri del në pah saktësia e habitshme e ajetit kuranor, i cili përdor një folje të kohës së tashme për të përshkruar vazhdimësinë e këtij zgjerimi. Ky argument është sqaruar në Kuran në një kohë kur askush nuk kishte as idenë më të vogël rreth këtyre fakteve.
Që prej momentit të Big Bengut, universi ka filluar të zgjerohet vazhdimisht me shpejtësi të madhe. Shkencëtarët e krahasojnë zgjerimin e universit me sipërfaqen e një tullumbaceje në fryrje e sipër.
Fotografitë e Bashkëngjitura
Ndarja E Qiejve Dhe E Tokës Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i mëposhtëm:
“A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?” (El Enbija 30)
Fjala “retk”, e përkthyer “të ngjitura”, në gjuhën arabe do të thotë “të përziera me njëra-tjetrën, të bashkuara”.
Kjo fjalë përdoret në ato raste kur u referohemi dy substancave të ndryshme, të cilat përbëjnë një të plotë. Fraza “Ne i ndamë” është folja arabe “feteka” dhe nënkupton diçka që vjen si rezultat i shkëputjes apo shkatërrimit të strukturës së ngjitur”retk”. Carja e farës së bimës në momentet para të mbirjes është një nga rastet në të cilat përdoret kjo folje.
Le të shqyrtojmë përsëri ajetin kuranor, duke pasur në mendje faktet e lartpërmendura. Në ajet, qielli dhe toka janë subjekti i parë i gjendjes “retk”. Më pas ata ndahen (feteka), duke u shkëputur nga njëri-tjetri. Kureshtja jonë rritet kur rikujtojmë momentet e para të Big Bengut dhe shohim se e gjithë lënda e universit përfshihej në një pikë të vetme. Me fjalë të tjera, çdo gjë, duke përfshirë “qiejt dhe tokën”, të cilat ishin krijuar ende, ishin pjesë e kësaj pike në gjendjen “retk”. Pas një shpërthimi të fuqishëm, lënda e kësaj pike u nda (feteka) dhe më pas ndodhi procesi i krijimit të strukturës së tërë universit.
Kur krahasojmë ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato përputhen në mënyrë të përkryer me njëra-tjetrën. Fakti më interesant dhe më habitës është se këto zbulime u bënë vetëm në shekullin XX.
Fotoja paraqet Big Bengun, i cili bën të qartë edhe një herë se Zoti e krijoi universin prej asgjësë. Big Bengu është një teori e vërtetuar me dëshmi të qarta shkencore. Megjithëse disa shkencëtarë u përpoqën të sillnin teori të kundërta me Big Bengun, dëshmitë e qarta shkencore bënë që kjo teori të pranohej tërësisht prej komunitetit shkencor.
Fotografitë e Bashkëngjitura
Orbitat Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të caktuar:
“Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.” (El Enbija 33)
Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë të caktuar.
“Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit.” (Ja Sin 38)
Këto argumente të komunikuara në Kuran u zbuluan prej vëzhgimeve astronomike shumë shekuj më vonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000 km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të vetme të quajtur Maja Diellore. Kjo do të thotë se Dielli përshkon afërsisht 17.280.000 km në ditë. Bashkë me Diellin, të gjitha planetet dhe satelitët brenda sistemit gravitacional të Diellit përshkojnë gjithashtu të njëjtën distancë. Për më tepër, të gjitha yjet në univers bëjnë një lëvizje të ngjashme.
Fotografitë e Bashkëngjitura
Në Kuran është shpallur se i tërë universi është i mbushur plot me rrugë e orbita si ajo e diellit:
“Betohem në qiellin plot rrugë.” (Edh-Dharijat 7)
Në univers ndodhen rreth 200 miliardë galaktika dhe secila prej tyre pëmban rreth 200 miliardë yje. Pjesa më e madhe e këtyre yjeve kanë planete dhe pjesa më e madhe e këtyre planeteve kanë satelitë. Këta trupa gjigandë lëvizin në orbita të caktuara, sipas një lëvizjeje të përllogaritur në mënyrë preçize. Për miliona vite me radhë, të gjithë këta trupa “notojnë” në orbitën e tyre në një harmoni dhe rregull të përkryer. Për më tepër, një anumër i madh kometash lëvizin në orbitat e përcaktuara për to.
Orbitat në univers nuk janë karakteristikë vetëm e trupave qiellorë. Edhe vetë galaktikat udhëtojnë me një shpejtësi marramendëse në orbita të projektuara për to. Gjatë kësaj lëvizjeje, asnjë prej trupave qiellorë nuk i zë rrugën, apo përplaset me të tjerët.
Sigurisht që në kohën e shpalljes së Kuranit njerëzimi nuk zotëronte teleskopë elektronikë apo teknologjinë e avancuar të vëzhgimit të trupave miliona kilometra në hapësirë, ashtu siç nuk dispononte njohuritë e sotme të fizikës apo astronomisë. Ndaj në atë kohë nuk ishte e mundur të zbulohej në mënyrë shkencore se hapësira është “plot me rrugë dhe orbita”, siç është shpallur në ajetin kuranor…
Si shumë kometa të tjera në univers, edhe kometa Halley (lart) lëviz në një orbitë të përcaktuar. Ajo ka një orbitë specifike dhe lëviz në harmoni të plotë me trupat e tjerë qiellorë.Të gjithë trupat qiellorë, duke përfshirë edhe planetet, satelitet, yjet, madje dhe galaktikat, kanë orbitat e tyre, të përcaktuara me llogaritje tepër delikate. Ai që vendosi këtë rregull dhe ekuilibër të përkryer është Zoti, Krijuesi i universit.
Fotografitë e Bashkëngjitura
Rrumbullaksia E Tokës
“Ai i krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës.” (Ez-Zumer 5)
Fjalët e përdorura në Kuran për të përshkruar universin janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cila është përkthyer “mbështjellë” në ajetin e mësipërm, është fjala “tek’uir”. Në fjalorët arabë, kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër, siç mbështillet çallma rreth kokës.
Njoftimi i dhënë në këtë ajet për mbështjelljen e ditës dhe natës me njëra-tjetrën na ndihmon të njohim formën e tokës. Kjo mbështjellje mund të ndodhë vetëm nëse toka është e rrumbullakët. Kjo do të thotë se rrumbullakësia e tokës është thënë në mënyrë të tërthortë në Kuran, që në shekullin VII. Nuk duhet të harrojmë se gjuha arabe është një gjuhë shumë e pasur dhe përdorimi i kësaj foljeje është i rrallë, gjë që tregon fare qartë se përdorimi i saj është bërë me qëllim.
Sidoqoftë, ne duhet të sjellim ndërmend se njohuritë e astronomisë të asaj kohe e perceptonin botën krejt ndryshe. Atëherë mendohej se bota ishte një plan i sheshtë dhe të gjitha përllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin të bazuara mbi këtë besim. Ajetet kuranore përmbajnë informacione, të cilat ne kemi mundur t’i njohim vetëm disa shekuj më parë. Përderisa Kurani është fjala e Zotit, ai ka përdorur fjalët më të sakta, kur flet për përshkrimin e universit.
“Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur…” (El Enbija 32)
Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX.
Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat.
Për më tepër, atmosfera filtron rrezet e dritës që vijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat e gjalla. Fakti më interesant është se vetëm rrezet e padëmshme e të nevojshme – drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultravjollcë dhe valët e radios – janë në gjendje të përshkojnë atmosferën. I gjithë ky rrezatim është i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjese të rrezeve të shkurtra ultravjollcë, të cilat janë mjaft të domosdoshme për procesin e fotosintezës dhe për ekzistencën e të gjitha gjallesave. Pjesa më e madhe e rrezeve të gjata ultravjollcë, të lëshuara nga dielli, filtrohen prej shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe thelbësore e tyre arrijnë në Tokë.
Vetia mbrojtëse e atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokën prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin deri në minus 270 gradë celcius.
Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirës. Së bashku me atmosferën, brezi Van Alen, një shtresë, e cila krijohet si rezultat i fushës magnetike të Tokës, gjithashtu shërben si një fushë mbrojtëse kundër rrezatimeve të dëmshme, të cilat kërcënojnë planetin tonë. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lëshohet prej diellit dhe yjeve të tjera, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do të ekzistonte, energjia e shpërthimeve masive të quajtura shpërthime diellore, të cilat hasen vazhdimisht në Diell, do të shkatërronin çdo formë jete në Tokë.
Atmosfera lejon që të arrijnë në Tokë vetëm rrezet e nevojshme për jetën. Për shembull, rrezet ultravjollcë arrijnë në Tokë në një përpjestim të caktuar. Vetëm në sajë të këtij fakti është e mundur kryerja e procesit të fotosintezës dhe, rrjedhimisht, vazhdimësia e jetës për të gjitha gjallesat.
Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rëndësinë që ka për jetën tonë brezi Van Alen, ndër të tjera thotë:
“Në fakt, Toka ka dendësinë më të lartë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor. Bërthama e madhe e hekur-nikelit është shkaku i ekzistencës së fushës sonë të madhe magnetike. Kjo fushë magnetike formon shtresën mbrojtëse Van-Alen, e cila e mbron Tokën nga rrezet bombarduese. Nëse nuk do të ishte kjo mburojë, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike është Mërkuri, por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se e Tokës. Madje as Afërdita – planeti ynë “motër” – nuk ka fushë magnetike. Brezi mbrojtës Van-Alen është një strukturë që gjendet vetëm në Tokë.”1
Energjia e çliruar në një prej këtyre shpërthimeve të viteve të fundit është e barabartë me energjinë e çliruar nga shpërthimi i 100 miliardë bombave atomike, si ajo që u hodh në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit u vërejt se gjilpërat magnetike të busullave paraqitnin një lëvizje jo të zakonshme dhe 250 km mbi atmosferën e Tokës, temperatura u rrit menjëherë në 2500oC.
Me pak fjalë, një sistem mbrojtës i përkryer funksionon mbi Tokë. Ai e rrethon botën tonë dhe e mbron prej kërcënimeve të jashtme. Vetëm kohët e fundit, shkencëtarët arritën të mësojnë disa gjëra rreth tij, kurse Zoti na ka njoftuar në Kuran për mbështjellën mbrojtëse të Tokës që shekuj më parë.
Pjesa më e madhe e njerëzve, kur shohin qiellin, nuk mendojnë rreth vetive mbrojtëse të atmosferës. Ata thuajse nuk mendojnë kurrë se çfarë vendi do ishte Toka, nëse kjo strukturë nuk do të ekzistonte. Fotografia lart paraqet një krater gjigand të krijuar nga një meteor, i cili ra në Arizona, në SHBA. Sikur të mos ekzistonte atmosfera, miliona meteorë do të binin në Tokë dhe ajo do të bëhej një vend i pabanueshëm. Por vetitë mbrojtëse të atmosferës bëjnë të mundur që gjallesat të jetojnë të sigurta. Kjo është pikërisht mbrojtja që është shpallur në Kuran