10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kush janë dispozitat e hallallikut ? – Imam Ahmed Kalaja

Më të lexuarat

Pyetje:Kush janë dispozitat e hallallikut kur i hyjmë apo na hyn dikush në hak?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kur të hyn dikush në hak nuk ka dispozita, bëja hallall dhe mjaftohu me kaq, kur të hyn dikush në hak mund ti marësh të drejtën dhe më pas ia bën hallall, kur dikush të hyn në hak mund ti kërkosh atij një kompesim për këtë të drejtë dhe më pas t’ia bësh hallall.

Më e mira kur të hyn dikush në hak është t’ia bësh hallall ta falësh, po edhe nëse nuk e fal të lejohet  t’ia marësh hakun tënd.

Ndërsa kur i hyn dikujt në hak duhet ti kthesh hakun dhe më pas duhet ti kërkosh hallallikun, domethënë se nëse ka dicka materiale që duhet kthyer duhet t’ia kthesh dhe më pas ti kërkosh hallallikun.

Në të dyja rastet njeriu duhet të mendojë ditën e takimit me Allahun xh.sh., kur dikush të hyn në hak mendo diten e takimit me Zotin dhe ndoshta Allahu duke qenë se ti ia ke bërë hallall dikujt që është ndjerë shumë keq dhe ka ardhur me të kërkuar hallallikun, këtë siklet këtë brengë të madhe që ai ka përjetuar në momentin që ka ardhur të kërkojë hallallikun ty, sepse nuk është e lehtë që dikush të vijë të kërkojë hallallikun, ai do të kalojë një sprovë të madhe në brendësi të shpirtit të tij derisa të vijë tek ky hap, dhe unë mendoj se njeriu i mencur dhe i urtë e merr në konsideratë këtë situatë, dhe përderisa ky njeri e mori këtë guxim tregoi burrëri për të kërkuar hallallikun unë mendoj se kjo duhet kthyer me të njëjtën monedhë dhe duhet t’ia bëjmë tjetrit hallall, dhe ndoshta Zoti Ditën e Gjykimit duke na parë neve në këtë botë që i kemi zgjidhur dikujt një brengë, një hall apo një shqetësim ndoshta Zoti na i lehtëson na i zgjidh hallet që ne i kemi me Zotin Ditën e Gjykimit.

Thotë Zoti se sic e ke falur robin tim në atë dynja edhe unë po të fal ty. Po kështu edhe nëse dikujt i kemi hyrë në hak, të mendojmë ditën e takimit me Zotin xh.sh., se nëse dikujt i ke hyrë në hak dhe ai nuk ta jep hallallikun Ditën e Gjykimit punën do ta kesh me këtë person, dhe e di cdo të thotë në Ditën e Gjykimit të ngelesh në shpresë të njerëzve, shkon fëmija te nëna e vet dhe i thotë: Oj nënë, më ka ngelur vetëm një e mirë për të shpëtuar nga zjarri i Xhehenemit, nëna i thotë: hik or bir se nuk e di se cdo të bëhet me mua! Shkon nëna te fëmija i vet dhe i thotë: or bir vetëm një më ka ngelur që të shpëtoj, i thotë oj nënë unë nuk e di se cdo të bëhet me mua!

Kështuqë, duhet që t’ia kërkojmë njerëzve hallallikun që në këtë botë, edhe pse ka pasoja edhe pse ka vështirësi përpara se të vijë Dita e Gjykimit ku nuk bën dobi asnjë kompesim.

Hoxhë Ahmed Kalaja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit