Në Jordani do të zhvillohet javën e ardhshme një takim i ministrave të Jashtëm të vendeve të grupit, “Miqtë e Sirisë”, njoftoi të martën Ministria e Jashtme jordaneze.
Zëdhënësi i Ministrisë, Sabah al-Rifai u shpreh se SHBA-të, Franca, Britania e Madhe, Turqia, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Gjermania dhe Italia do të merrnin pjesë në këtë takim.
Kjo mbledhje zhvillohet pas takimeve mes liderëve rusë, aleatë të regjimit në Damask dhe amerikanëve, të cilët kohët e fundit kanë “rritur” mbështetjen e tyre për kryengritësit.
Moska dhe Uashingtoni kanë rënë dakord për të organizuar një konferencë ndërkombëtare për situatën në Siri për t’i dhënë fund luftës civile.
”Kjo konferencë, që pritet të bashkojë regjimin dhe opozitën, do të ketë për bazë Marrëveshjen e Gjenevës, që u arrit mes fuqive të mëdha në qershor të vitit 2012, që parashikon një proces tranzicioni për t’i dhënë fund konfliktit, që ka shkaktuar mbi 80.000 të vdekur”, sipas një OJQ-je./trt/kohaislame