Me ndryshimet që janë bërë në Windows 8, shumë përdorues e kanë ende të vështirë për t’u mësuar, prandaj shpeshherë kërkojnë të gjejnë një mënyrë më të lehtë për të aksesuar opsione të caktuara.
Një prej tyre është butoni i fikjes së kompjuterit, i cili, me pak ndryshime, mund të aksesohet më shpejt duke e shtuar si një pllakëz (tile) në ekranin e Windows 8.
Për ta bërë këtë gjë, mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:
1. Pasi të jeni në Desktop mode, në të cilën mund të gjendeni ose duke shtypur pllakëzën Desktop ose duke shtypur nga tastiera Win-D (tasti i Windows-it dhe shkronja D).
2. Klikoni me të djathtën në një vend bosh në desktop dhe zgjidhni më pas New, Shortcut.
3. Do të krijojmë tani shortcut-in për fikjen e kompjuterit. Në fushën e vendndodhjes shtypni shutdown /p dhe më pas Next.
4. Për shortcut-in mund të zgjidhni edhe një emër tjetër ose mund ta lini thjesht “shutdown.”Klikoni më pas Finish.
5. Klikoni me të djathtën mbi shortcut-in e ri dhe zgjidhni Pin to Start.
Gati! Herën tjetër që do të riktheni në ekranin Metro, do të shihni pllakëzën me emrin “Shutdown”, ose pseudonimin që mund t’i keni vendosur. Mjafton një klikim mbi të dhe kompjuteri do të fiket.
Të njëjtën mënyrë mund ta përdorni edhe për të bërë rifillim (restart) të kompjuterit. Në hapin e tretë, në vend të shutdown /p shtypni shutdown /r /t 0 (PCWorld Albanian)/kohaislame