8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shkencëtari zbulon se përse është e rëndësishme t’i ekspozoni fëmijët ndaj mikrobeve

Më të lexuarat

Prindërit janë duke e pastruar së tepërmi ambientin e fëmijëve të tyre sepse nuk e kuptojnë që ndyrësirat janë të mira për neve – tregon një ekspert i mikrobeve.

Profesori Jack Gilbert thotë se ekspozimi ndaj mikrobeve të cilat gjenden jashtë shtëpisë ndikon në forcimin e sistemit të imunitetit te fëmijët.

Përderisa ndyrësirat dhe mikrobet janë brenga serioze për prindërit e shqetësuar, profesori thotë se nuk duhet të brengoseni as pak për këtë.

“Shumica ep prindërve mendojnë se mikrobet janë të këqija, por kjo nuk është e vërtet. Shumica e mikrobeve e stimulojnë sistemin e imunitetit dhe ju bëjnë më të fortë”, thotë Gilbert.

Ai thotë se kur fëmijët janë në kopsht duke luajtur në llaç, nuk është e nevojshme që menjëherë t’ua pastroni duart dhe të brengoseni se llaçi u është afruar shumë në fytyrë. është gjë e shëndetshme për sistemin e imunitetit të fëmijës dhe nuk është e nevojshme të shkaktohet ndonjë brengë. tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit