-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ilir Tolaj lirohet edhe nga arresti shtëpiak

Më të lexuarat

Ish sekretari i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj është liruar nga arresti shtëpiak, ka konfirmuar avokati i tij Korab Rexhepi.

Tolajt i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe ajo i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacionin policor që nga data 13 maj.

Tolaj duhet të paraqitet në stacionin policor çdo të hënë, në orën 9, derisa trupi gjykues të marrë vendimin përfundimtar në procesin kundër tij.

Mbrojtja deklaroi se prokurori nuk arriti të paraqesë fakte të mjaftueshme për të bazuar rrezikun e arratisjes.
Sipas avokatit mbrojtës, klienti i tij që nga fillimi i procesit ka bashkëpunuar vazhdimisht me prokurorinë dhe policinë.

Si provë tjetër është dhënë fakti se tashmë që të gjithë dëshmitarët janë dëgjuar dhe nuk ka asnjë rrezik se i pandehuri do të ndikojë në ekspertizën apo të pengojë procedimet penale. Avokati Rexhepi ka thënë se procesi pritet të përfundojë në fillim të muajit qershor.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit