4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ja çfarë thonë shkenctarët për namazin

Më të lexuarat

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se namazi, të cilin muslimanët e kryejnë pesë herë në ditë, është tejet i mirë për shpinën, gjunjtë dhe kofshët.
Hulumtimi i tyre u krye përmes modeleve kompjuterike të gjeneruara nga njerëz që falin namazin, dhe më pas u analizua efektin e tij në dhimbjen e shpinës.

Pozicioni i përkuljes i njohur si Sexhde, rritë elasticitetin e nyjeve. Sipas studimit, më shumë dobi ka falja e të pesë kohëve, sesa më pak.

Prof Khasawneh, bashkëautor i studimit tha: “Lëvizjet që kryehn në namaz janë të ngjashme me ato të ushtrimeve fizioterapeutike dhe të jogës.

“Shëndeti fizik është i ndikuar nga faktorët socio-ekonomik, jetësor dhe fetarë.”

Për më tepër, studimet tregojnë se ekziston një lidhje e fortë midis namazit dhe përqëndrimit për mbajtjen e një shëndeti ideal fizik”.

Studimi përfundon duke vënë në dukje se “namazi eleminon stresin fizik dhe ankthin, ndërsa ka edhe hulumtime që tregojnë se ritualet e lutjes mund të konsiderohen një trajtim klinik efektiv i mosfunksionimit neuro-muskuloskeletal”. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit