Muslimani: A beson në Allah?
Ateisti: Jo!
Muslimani: Atëherë, kush të ka krijuar ty? Kush ka krijuar qiejt e tokën?
Ateisti: S’e di!
Muslimani: Mirëpo duhet të ketë një Krijues apo Bërës për çdo gjë. Gjërat s’mund ta krijojnë vetveten!
Ateisti: Fortë mirë! Le të ndalemi pra tek kjo shprehja jote, kush e krijoi këtë Krijues? Ti the që për çdo gjë është e patjetërsueshme ekzistenca e Krijuesit, atëherë kush është ai që krijoi këtë Krijues?
Muslimani: Mmm! Do t’i përgjigjem pyetjes tënde nesër!
Ateisti: Dakord! Nesër atëherë!
(të nesërmen…)
Muslimani: Tek sa isha në shkretëtirë, gjeta në rërë një orë të bukur, e të çuditshme, s’kisha parë të ngjashme si ajo!
Ateisti: Çfarë modeli i orëve ishte?
Muslimani: Ohh! Nuk kishte asgjë të shkruar në te, për këtë besoj që nuk ka asnjë prodhues (bërës); Besoj që është bërë ashtu vetvetiu prej rëre!
Ateisti: Ha-ha-ha!
Muslimani: Pse je i habitur?
Ateisti: Po duhet të jetë dikush prodhues (bërës) i kësaj ore, gjërat nuk mund të bëjnë vetveten! Duhet të jetë ndonjë njeri që e ka bërë/prodhuar!
Muslimani: Fortë mirë! Le të ndalemi pra tek kjo shprehja jote, kush e krijoi këtë njeri? Ti the që për çdo gjë është e patjetërsueshme ekzistenca e bërësit (prodhuesit), atëherë kush është ai që e bëri (krijoi) këtë bërës (prodhues)?
Ateisti: Pse po e bën këtë pyetje palidhje? Pse po e angazhon vetën tënde me çështjen e krijimit të njeriut? Si po e barazon njeriun me orët; Njeriu nuk është sikur orët! Gjithë atë që e dimë është se orët duhet të kenë prodhues. Ne nuk arrijmë të kuptojmë krijimin e njeriut, ngase njohjet dhe mendjet tona nuk janë të fuqishme për shpalosjen e të gjitha të vërtetave, madje në vetë jetën tonë ne nuk dimë shumë çështje, për shembull shkaqet e shumë sëmundjeve, natyrën e shpirtit, etj., atëherë si do ta kuptojmë krijimin e njeriut?
Muslimani: Pikërisht kjo është ajo që unë dua!
“Kundërpërgjigjja jote ndaj meje, është pikërisht kundërpërgjigjja e imja ndaj teje, kur ti mua dje më pyete: “Kush e krijoi Krijuesin?”
Përgjigjja ime ndaj teje është:
“Pse po e bën këtë pyetje palidhje? Pse po e angazhon vetën tënde me çështjen e krijimit të Krijuesit? Si po e barazon njeriun me Krijuesin; Njeriu nuk është sikur Krijuesi Fuqiplotë dhe i Madhërishëm, sikur Ai (Zoti) s’është asgjë! Gjithë atë që e dimë është se Allahu na ka krijuar! Përderisa mendjet e njerëzimit nuk arrijnë të kuptojnë Kozmosin, si atëherë ta kuptojnë Krijuesin e Kosmosit! Njohjet dhe mendjet tona nuk janë të fuqishme për shpalosjen e të gjitha të vërtetave, madje në vetë jetën tonë, ne nuk dimë shumë çështje, për shembull shkaqet e shumë sëmundjeve, natyrën e shpirtit, etj., atëherë si do t’i kuptojmë gjithë këto fshehtësi madhështore?”
Kur’ani Famëlartë (et-Tur: 35-45):
“35 – A mos vallë, ata janë krijuar pa Krijues, apo mos janë ata krijues të vetvetes”! 36 – A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën”! Jo, por ata nuk duan të besojnë. 37 – Vallë, a mos në ta është thesari i Zotit tënd, ose, vallë ata sundojnë” 38 – Vallë, a mos kanë shkallë (me të cilat ngjiten lart) e përgjojnë”! E, le të sjell (ai) përgjuesi i tyre argument të qartë! 39 – Apo, për Te janë vajzat, e për ju djemtë”! 40 – Vallë a mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e që ata të jenë të ngarkuar me këtë”! 41 – Ose, a mos tek ata është sekreti, e ata e përshkruajnë”! 42 – Apo dëshirojnë ngatërresë, e vetëm mohuesit do të jenë të ngatërruar” 43 – Ose ata kanë zot (tjetër) pos Allahut” Allahu është i Lartësuar mbi atë çka i përshkruajnë Atij! 44 – Dhe, sikur të shihni se po bie një copë nga qielli, do të thoshin: “Retë e grumbulluara!” 45 – E, lëri ata, derisa të mos takohen me Ditën në të cilën do të shkatërrohen.”
solli në shqip: Mirsim MALIQI