0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kjo erëz që të gjithë e kemi në shtëpitë tona mund të luftojë kancerin e pankreasit

Më të lexuarat

Kanceri i pankreasit është një nga llojet më të përhapura dhe shkaktari i dytë më i madh i vdekjeve midis meshkujve. Është duke u punuar vazhdimisht për gjetjen e një kure për këtë sëmundje dhe studimi më i fundit ka sjellë disa lajme të mira. Sipas të dhënave nga Instituti i Hulumtimit Baylor Scott & Ëhite shafrani i Indisë mund të kurojë kancerin e pankreasit. Deri më tani shkëncëtarët nuk kanë zbuluar akoma një erëz kaq të fuqisshme dhe me vlera të mëdha medicinale.
Një nga problemet më të zakonshme në trajtimin e kancerit të pankreasit është rezistenca ndaj mjekimeve. Studimi më i ri tregon se kurkumin, përbërësi që gjendet tek shafrani i Indisë, mund të ndihmojë në reduktimin e rezistencës ndaj kimioterapisë. Studiuesit zbuluan se kur ata trajtonin qelizat e kancerit të pankreasit me kimioterapi, qelizat nuk i reziston më aq shumë kimioterapisë.
“Duke trajtuar qeliza të caktuara me doza të vogla të kurkuminës, ne ishim në gjendje të ndryshonim rrugët që çonin në kimorezistencë”, ka thënë Ajay Goel, autori kryesor në studim.
“Ky është një zbulim i rëndësishëm që mund të çojë në një prognozë më të mirë dhe jetë më të gjatë për pacientët me kancer të pankreasit”, shtoi Dr. Goel.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit