3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rrëfimi i shokut: Marvi nuk vdiq për një celular apo karikues, që nuk ishin as të tijat

Më të lexuarat

Pavllo Mihali, babai i Marvinit që u vra pabesisht me thikë nuk gjen më qetësi. Kampion atletike në kohën e tij, por sot shpirti i është vrarë, lotët i janë tharë, zëri i është terur dhe…nuk do të jetojë mes vorbullës e thashethemnajës që po ngrihet mbi djalin e tij të vetëm që nuk e ka më. Sakaq fjalëve rrëngjethëse të Pavllos, i bashkangjiten edhe ato të një dëshmitari okular të ngjarjes i cili në një rrëfim për newsbomb.al, hedh dritë për këtë ngjarje.

“Pas traumës dhe goditjes së madhe për humbjen e shokut ,vëllait, mikut tim të shtrejtë Marvit na shtojnë dhimbjen e shpirtit spekulimet e mediave në lidhje me ngjarjen. Ai nuk kishte konflikt me asnjë më parë sepse nuk ishte njeri i konflikteve. Marvi nuk vdiq për një celular apo një karikues që nuk ishin as të tij. Celulari dhe karikuesi ishin të miat. Më vjen keq që shoqeria shqiptare i jep më tepër rëndësi përkatësisë së një celulari sesa jetës së një të riu”, thotë Haxhiu për newsbomb.al

Më tej në rrëfimin e tij prekës për vdekjen e Marvi Mihalit, Armand Haxhiu i bën një apel mediave që të mos abuzojnë me këtë çështje.

“Ti ike si trim Marv, e tani ti je një engjëll në qiell. Ju lutem çdo media mos e keqinterpretoni ngjarjen, mos e përbaltni figurën e tij. Ai ishte një djalë i rrallë me virtyte. Marv me ikjen tënde iku dhe një pjesë e madhe e zemrës time me ty. Lutem çdo ditë që shpirti yt të gjejë prehje pranë Zotit dhe t’u lehtësohet dhimbja prindërve dhe të afërmeve të tu. Pushofsh në paqe mbreti im”, e mbyll rrëfimin e tij tejet prekës për newsbomb.al, Armand Haxhiu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit