-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pashkët, një festë kontraverse

Më të lexuarat

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Besimtarë të nderuar!

Të flasësh të vërtetën s’do mend se lipset koha dhe momenti i duhur i saj por edhe të heshtësh ndaj së vërtetës kur ajo njolloset, sidomos kur ajo paraqet një bazament kyç fetar, s’do mend se është dobësi. Imam Kushejrijji në Er Rrisaletu’l Kushejrijje[LINK=#_ftn1]\[1][/LINK] ka thënë: “Heshtja në kohën e duhur është cilësi burrash sikur që të folurit në vendin e vet është tipar nderi. E kam dëgjuar Profesorin Ebu Alijj Ed Dekkak duke thënë: Kush hesht nga e vërteta, ai është djallë memec”[LINK=#_ftn2]\[2][/LINK].
Nuk di se si do të arsyetohej heshtja ndaj keqinterpretimit të personalitetit të Isait, alejhi’s selam, një profeti pa besimin e të cilit muslimani nuk mund të bëhet pjesëtarë i Fesë Islame. Nuk di si mund të justifikohet heshtja ndaj këtij krimi kur ofendimi i një profeti, sipas Islamit, nënkupton ofendimin e të gjithë profetëve. Pra, nëpërkëmbja e figurës së Isait, alejhi’s selam, nënkupton edhe nëpërkëmbjen e Muhammedit, alejhi’s selam. Thotë Allahu i Madhëruar:
“قُولُواْ آمَنَّا بِاللّهِ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ إِلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالأسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى وَعِيسَى وَمَا أُوتِيَ النَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمْ لاَ نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ
Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur”(El Bekare, 136).

Vëllezër besimtarë!

Duke synuar mbrojtjen e profetëve, e në veçanti të Isait, alejhi’s selam, tani kur ndodhemi ndërmjet festimit të Pashkëve, ndërmjet festimit katolik që kaloi dhe atij ortodoks që pritet, vendosëm që me pak fjalë t’iu informojmë për realitetin e kësaj feste[LINK=#_ftn3]\[3][/LINK]. Ligjërata nuk pretendon çrregullim të raporteve. E tëra që bëjmë është sqarimi i të vërtetës nga e kota dhe mbrojtja e nderit dhe personalitetit të një profeti, të cilin e Allahu i Madhëruar e dërgoi për udhëzim dhe fe të drejtë por që pasuesit e tij shtrembëruan ato parime dhe të vërtetën e zëvendësuan me të kotën.
Pashkët kanë thelb e sfond të përzier me paganizëm dhe krishterizëm. Ato simbolizojnë besëtytninë më të madhe të të krishterëve. Besimi i tyre (i gabuar) se Zoti flijoi të birin për mëkatet e njerëzve, tani përcillet edhe me një dokërr të quajtur ringjallja e Isait, alejhi’s selam prej kryqit tri ditë pas ekzekutimit barbar të tij në të. Derdhja e gjakut apo kryqëzimi i Isait, alejhi’s selam, siç përmend Hamude Abdulati në librin e tij Islami në fokus është një lloj besim i ngjashëm me atë pagan i njohur tek grekët, romakët, indianët dhe persianët e hershëm[LINK=#_ftn4]\[4][/LINK].

Muslimanë të dashur!

Kryqëzimi i Isait, alejhi’s selam me moton e faljes së mëkateve të njerëzimit është një parim që po hulumtove në Ungjillit e tyre të bënë tepër konfuz. Nëse tek Ungjilli i Gjonit[LINK=#_ftn5]\[5][/LINK] pohohet se vdekja e tij është caktim prej Zotit, tek Ungjilli i Markut citohet ta ketë lënë Zoti pa mëshirë e ndihmë dhe të jetë mbytur në format më nënçmuese. Ai pasi që ishte kryqëzuar kishte lëshuar një klithmë : “Hyji im, Hyji im, përse hoqe dorë prej meje?”[LINK=#_ftn6]\[6][/LINK]

Megjithatë kështu nuk qëndron tek ne muslimanet. Isain, alejhi’s selam e ruajti dhe mbrojti Allahu i Madhëruar; ai nuk është mbytur, nuk është kryqëzuar dhe nuk është gozhduar. I mbyturi ishte i ngjashmi me të në fizionomi. Kur çifutët barbarë deshën ta mbysin atë, Allahu i Madhëruar e ngriti lart në qiell kurse pamjen e tij ia dha një njeri tjetër, të cilin e zunë dhe e mbytën. Thotë Allahu:
“فَبِمَا نَقْضِهِم مِّيثَاقَهُمْ وَكُفْرِهِم بِآيَاتِ الله وَقَتْلِهِمُ الْأَنبِيَاءَ بِغَيرِ حَقٍّ وَقَوْلِهِمْ قُلُوبُنَا غُلْفٌ بَلْ طَبَعَ الله عَلَيْهَا بِكُفْرِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُونَ إِلَّا قَلِيلاً * وَبِكُفْرِهِمْ وَقَوْلِهِمْ عَلَى مَرْيَمَ بُهْتَانًا عَظِيمًا * وَقَوْلِهِمْ إِنَّا قَتَلْنَا الْمَسِيحَ عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ رَسُولَ الله وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَكِن شُبِّهَ لَهُمْ وَإِنَّ الَّذِينَ اخْتَلَفُواْ فِيهِ لَفِي شَكٍّ مِّنْهُ مَا لَهُم بِهِ مِنْ عِلْمٍ إِلَّا اتِّبَاعَ الظَّنِّ وَمَا قَتَلُوهُ يَقِينًا * بَل رَّفَعَهُ الله إِلَيْهِ وَكَانَ الله عَزِيزًا حَكِيمًا * وَإِن مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ إِلَّا لَيُؤْمِنَنَّ بِهِ قَبْلَ مَوْتِهِ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكُونُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا

Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbuluara” (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush. 156. Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes; 157. Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. 158. Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i plotfuqishëm, i dijshëm. 159. Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t’i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre.”(En Nisa, 155-159)

Vëllezër të dashur!

“Darka hyjnore” që simbolizon një copë bukë me një gotë vere është një ceremoni fyese ndaj Isait, alejhi’s selam. Besimi se ajo pjesë buke gjatë ngrënies shndërrohet në mish te Isait, alejhi’s selam edhe nëse shija mbetet e bukës, dhe ajo gotë vere gjatë pirjes shndërrohet në gjak të tij, edhe pse shija mbetet e verës, është diç që shqisat nuk mund ta perceptojnë dot dhe logjika nuk e përthekon aspak, megjithatë tek ata është e domosdoshme për tu besuar. Hoxha Rahmetullah El Hindi, një studiues me nam i feve, këtë ceremoni e shihte si ofenduese për Isain, alejhi’s selam. Ai pati thënë: Nëse është e vërtetë kjo që thoni se hani mishin e Isait, alejhi’s selam dhe pini gjakun e tij, atëherë ju jeni më të këqij se sa çifutët, të cilët e maltretuan por nuk ia ngrënën mishin dot, nuk ia pinë gjakun dhe nuk ia thyen eshtrat. Ju e therni atë çdo ditë në vende (kisha) të shumta, ia thyeni eshtrat në çdo manifestim dhe atë copë – copë[LINK=#_ftn7]\[7][/LINK].
Kurse “Veza e ngjyrosur” nuk ka aspak të bëjë me fe. Ajo është e ndërlidhur me storie dashurie të transmetuara nga perandorë të krishterë[LINK=#_ftn8]\[8][/LINK].

Muslimanë të nderuar!

Islami, me aprovimin e këtyre parimeve të patjetërsuara se të gjithë profetët duhen pranuar, se nuk duhet bërë dallime ndërmjet tyre, se sharja, ofendimi apo përgënjeshtrimi i njërit prej tyre nënkupton edhe ofendimin e të gjithë atyre, na jep vetëm një fakt shtesë se ai është i vetmi i denjë për të qenë fe e njerëzimit. Ndaj, ta falënderojmë Allahun e Madhëruar për këtë mirësi që na dha dhe ta lusim Atë që të na vdesë në këtë fe. Amin!

Përgatiti : Sedat Islami/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit