Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Francës – Dhoma e Ulët e Parlamentit – Claude Bartolone ka marrë një letër kërcënuese nga kundërshtarët e projektligjit për legalizimin e martesave të të njëjtit seks.
Siç u bë e njohur, zarfi i adresuar Claude Bartolone, përmbante barut armësh dhe një letër në emër të organizatës që e quan veten “Ndërveprimi i forcave të ruajtjes së rendit”. “Metodat tona janë më radikale dhe më operative se sa manifestimet – thuhet në letër. – Ju deshët luftë, ju e morrët atë”.