-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mbreti i Marokos në përvjetorin e kurorëzimit ka falur mbi një mijë të burgosur

Më të lexuarat

Mbreti Muhammed VI këto ditë feston 18 vjetorin e kurorëzimit në fronin e Mbretërisë së Marokut dhe me këtë rast sot ka falur gjithësej 1.178 të burgosur

RABAT (AA) – Në përvjetorin e kurorëzimit, mbreti maroken Muhammed VI ka falur më shumë se një mijë të burgosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbreti Muhammed VI këto ditë feston 18 vjetorin e kurorëzimit në fronin e Mbretërisë së Marokut dhe me këtë rast sot ka falur gjithësej 1.178 të burgosur.

Ministria e Drejtësisë përmes një deklarate ka bërë të ditur se në mesin e të liruarve ka edhe nga të burgosurit që ishin në pritje të vendimit të plotfuqishëm në paraburgim.

Mbreti Muhammed VI u kurorëzua si Mbret i Marokut më 30 korrik të vitit 1999, pas vdekjes së babait të tij Mbretit Hasan II

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit