Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Zëdhënësi Baki Kelani ka thënë se vjedhja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë, duke mos sqaruar se çfarë është vjedhur.
“Policia e Kosovës, sot ka pranuar një informacion se në rrugën “Fehmi Agani”, në një objekt është raportuar për një rast vjedhje. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për hetimet e rastit të cilësuar si vjedhje e rëndë”, ka thënë Kelani për KTV-në. Ai ka thënë se deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar, përderisa hetimet policore janë duke vazhduar. Jozyrtarisht, raportohet se vjedhja ka ndodhur në një ministri të qeverisë së Kosovës. /kohaislame