4.5 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Dacic: Nuk e kemi shitur Kosovën për datë

Më të lexuarat

Me marrëveshjen e Brukselit është garantuar siguria më e madhe popullatës serbe në veri të Kosovës, dhe garanci më të mëdha nga këto nuk kemi mundur me marrë, ka deklaruar për Televizionin e Serbisë (RTS), kryeministri, Ivica Dacic.

Ai ka sqaruar se me presidentin rus Putin ka biseduar mbi statusin final të Kosovës dhe nga ai ka marrë premtime se rreth kësaj do të bisedojë edhe me presidentin amerikan e zonjën Merkel, dhe ka shtuar se llafet mbi atë se Rusia mund të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë janë vetëm fantazi në kokat e dikujt.

Kryeministri serb ka vlerësuar se firmosja e marrëveshjes së Brukselit është vendim historik dhe nuk është e saktë se kreu i shtetit e ka shitur Kosovën për shkak të marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE, transmeton RTK. Ai ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes me Prishtinën është shpëtuar “ajo që ka mund të shpëtohet“, njëkohësisht duke vlerësuar si farsë qëndrimin e një pjese të opinionit se ”Kosova është shitur për hir të datës”.

Dacic ka thënë se hyrja në BE është interes kombëtar e shtetëror i Serbisë, pasi sipas tij “…ky popull duhet të jetojë më mirë, sepse Rusia është larg, sepse nuk mundemi vetëm të rrethuar me NATO-n dhe BE dhe sepse nuk mund të kemi të ardhme më të mirë jashtë integrimeve ”.

Mirëpo, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në negociatat me BE mbi anëtarësimin të paraqiten edhe kushte të reja, dhe prandaj “duhet luajtur mirë lojën“.

Dacic ka thënë se kemi marrë garanci nga ata që komandojnë, e kjo është se ushtria e Kosovës nuk guxon të shkoi në veri.

Kjo është hera e parë që kemi marrë garanci të tilla personalisht nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, e ka qenë e pranishme edhe përfaqësuesja e lartë e BE, Catherine Ashton.

Ai ka sqaruar se ushtria e ardhshme e Kosovës “apo cilido formacion tjetër mund të hyjë në territorin e katër komunave vetëm me pëlqimin e KFOR-it, respektivisht NATO-s në rast të ndonjë katastrofe dhe atë me pëlqimin e serbëve…”.

Ai ka thënë se “ndoshta do të na urrejnë, por gjeneratat e ardhshme do të na respektojnë që e kemi arritur këtë zgjidhje sepse është më mirë të evitojmë stuhinë e ardhshme në Kosovë e më pas të mbajmë lutje fetare”.

“Kjo qeveria e ka marrë përgjegjësinë, secili mund të sakrifikohet personalisht por askush nuk ka të drejtë ta sakrifikojë gjithë popullin. I tërë populli serb është sakrifikuar gjatë njëqind viteve të kaluara“, ka theksuar Dacic. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit