-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Edhe musliman edhe kështu…?!

Më të lexuarat

Përqendrimi pa luhatur në rrugën e Allahut nuk është i lehtë, sidomos në këto kohë të trazirave dhe sprovave që po i jetojmë.

Sprovat janë bërë të pashmangshme saqë të duket se çdo ditë po ta marrin nga një pjesë të trupit, deri sa një ditë të arrijnë në zemër.
Sa e sa musliman praktikues, të cilët i bien në sexhde Allahut pesë herë në ditë, për një çast ndryshojnë aq shumë saqë të duket se ai dhe feja janë aq larg sa është lindja dhe perëndimi!

Sa e sa prej tyre bëjnë dasma njëjtë sikurse bëjnë ata që kurrë nuk i kanë ra Allahut në sexhde!

Sa të tjerë marrin pjesë në organizime, ahengje, dasma, në të cilat nuk mungon asgjë nga haramet e mëdha, duke filluar nga alkooli, lakuriqësia, muzika etj!

Sa të tjerë gjatë pushimeve nëpër bregdete nuk mund t’i dallosh nga të tjerët, qëndron në mesin e të zhveshurve me grua dhe fëmijë, saqë të hidhet mendja se kurrë nuk ka mësuar diçka nga Kurani apo të ketë praktikuar diçka nga islami!

Një gjeneratë që nuk tremb syrin nga mëkatet e vogla, e mos të flasim për mëkatet e mëdha, ajo gjeneratë kurrë nuk është në gjendje të mbaj amanetin e madh të cilin e kanë refuzuar qiejt dhe toka, ndaj, mos ta mashtroj veten me iluzione dhe fjalë boshe, por le të vazhdoj me gjumin e thellë që e ka kapluar dhe të kënaqë veten duke ëndërruar!

O Allah na përmirëso.

Mr. Xheladin LEKA
Spreitenbach, Zvicër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit