-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Këshilla të thjeshta si të shtroni përditë tavolinën e ngrënies

Më të lexuarat

Shtrimi i tavolinës duket si gjëja më e thjeshtë në botë, por rregullat “strikte” të saj në fakt nuk janë dhe aq të lehta. Ndaj ju sugjerojmë disa këshilla:

*Vendosni një mbulesë mat për një person në qendër të tavolinës. Duhet të jetë më shumë “casual” se sa për ndonjë drekë apo darkë më zyrtare.
*Vendoseni pecetën në anë të majtë të mbulesës. Mund t’a bëni më dysh ose më katërsh.
*Vendoseni pjatën në qendër të mbulesës. Pjata nuk ka pse të jetë me punime apo zbukurime të tepërta, mjafton që të përputhet me mjetet e tjera.
*Vendosni pirunin në anë të majtë të pjatës. Për vakte të zakonshme duhet të përdorni vetëm një pirun.
*Vendosni thikën në anë të djathtë të pjatës. Ana e mprehtë e thikës duhet të jetë në drejtimin e pjatës, njësoj si dhe në rastet formale.
*Vendosni lugën e supës në anë të djathtë të thikës. Nëse nuk ka supë, atëherë eleminojeni këtë lugë
*Vendoseni lugën e ëmbëlsirës horizontalisht në pjesën sipër pjatës me drejtim nga e majta.
*Vendosni pirunin e ëmbëlsirës paralel më lugën, por më ngjitur me pjatën, me drejtim nga e djathta. Kini parasysh që nuk duhet t’a prekë lugën. Piruni i ëmbëlsirë, njësoj si luga duhet të jenë më të vegjël se pajisjet e mësipërme.
*Vendoseni një gotë uji disa centimetra sipër lugës së supës. Gota e ujit duhet të jetë pak më e madhe se gotat e zakonshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit