3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Shkencëtarët e habitur me hadithet e Muhamedit (Alejhi Selam)

Më të lexuarat

Ky është njëri nga shkencëtarët më të shquar të biologjisë, i specializuar në zonën që gjendet mes Afrikës dhe gadishullit Arabik. Ky shkencëtar u takua me një dijetar musliman. Shkencëtari musliman e pyeti atë: “A posedon ndonjë argument që dëshmon se toka e arabëve ka qenë kopshte dhe lumenj?” Tha: “Kjo është e njohur tek ne, dhe këtë gjë e dinë shkencëtarët e specializuar.”

Tha: “Cili është argument?”

Shkencëtari tha: “Në gadishullin Arabik ka mbetje lumenjsh, të cilët vërehen në shumë vende, siç është gjetur një fshat i groposur nën shkretëtirat e Rub’ul Hali. Në të ka zona të forta, me gurë. Po ashtu, janë gjetur zona të tjera të forta dhe kur u kontrolluan dolën rrënjë të druve të mëdhenj.

E gjithë kjo dëshmon se këto vende dikur kanë qenë kopshte, kullosa dhe lumenj.”

Zona e Rub’ul Halit, kjo shkretëtirë e shkretë dhe e thatë dikur ka qenë kopshte dhe lumenj. Kjo është një gjë e vërtetuar nga shkencëtarët e biologjisë, të cilët gjetën argument me të cilat vërtetojnë një gjë të tillë.

Pastaj e pyeti për një pyetje tjetër, i tha: “A posedon ndonjë argument se toka e arabëve do të kthehet në kullosa dhe lumenj?”

Shkencëtari tha: “Edhe kjo është, po ashtu, e njohur tek ne.”

Tha: “Cili është argument?”

Tha: “Copat e mëdha të ujit të ngrirë janë kthyer kah Jugu. Ky fenomen shkaktoi që para disa viteve dimër shumë të acartë në Europë dhe në Amerikë. Të drejtuarit e këtyre copave të mëdha të ngrira kah Jugu do ta ndryshojë klimën e tokës. Ndërsa me ndryshimin e klimës së tokës do të ndryshohen vijat e shiut dhe patjetër do të vijë një ditë në të cilën toka e arabëve do të kthehet ashtu siç ishte, me kullosa dhe lumenj.”

Dijetari musliman i tha shkencëtarit biolog: “Ç’mendim ke për një njeri, i cili para 1400 viteve ka thënë: “Nuk do të bëhet Kijameti përderisa të shtohet pasuria deri në atë shkallë sa që njeriu i pasur del me pasurinë e tij që ta japë zekatin dhe nuk gjen askënd që ta pranojë prej tij, dhe përderisa të kthehet toka e arabëve në kullosa dhe lumenj.”

Përsosmëria dhe elokuenca e hadithit qëndron në fjalën ‘të kthehet’, që domethënë se ajo ka qenë dikur dhe se do të jetë përsëri ashtu siç ka qenë me kullosa dhe lumenj.

Sepse sikur të kishte thënë ‘derisa të bëhet’ do të kuptonim se ajo nuk ka qenë ashtu në të kaluarën. Pra, fjala e përshtatshme është ‘të kthehet’, që ta përfshijë kohën e kaluar dhe të ardhmen.

Ky hadith është i vërtetë. Ky shkencëtar i huaj u habit nga hadithi i Muhammedit a.s., sepse fenomene të tilla janë zbuluar në dhjetë vitet e fundit.

Muhammedi a.s. e dinte këtë ngjarje që para 1400 viteve, për zbulimin e të cilit duhet një studim i gjatë, udhëtime të vështira në thellësitë e shkretëtirave, studim të natyrës së motit në tokë etj.

Ky është një argument më shumë që vërteton profetësinë e Muhammedit a.s., i cili nuk flet nga mendja e tij, por të gjitha fjalët e tij janë fjalë të shpallura nga All-llahu i Madhërishëm.

All-llahu i Madhërishëm thotë në Kur’an: “Dhe ai (Muhammedi) nuk flet nga hamendja. Por ajo është shpallje që i shpallet.” (En Nexhm:3-4)

Argumentet e Zotit në horizont (Dr.Muhamed R. Nabulsi)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit