-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kundër marrëveshjes: LDK, VV dhe LB

Më të lexuarat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se shpreson se kjo nuk është marrëveshja e arritur. “Nuk e di se si mund ta quajmë të tillë nëse nuk e kemi parë ende . Por kjo marrëveshje është ende mister. Shpresoj se kjo nuk është marrëveshja, sepse nuk përfshin shuarjen e strukturave paralele dhe ngërthen kompetencat ekzekutive për asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se duke qenë nga Mitrovica nuk do të votojë kurrfarë marrëveshje të prishjes së funksionalitetit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje! e cila e ka kundërshtuar prej fillimit këtë proces e ka kundërshtaur arritjen e marrëveshjes. Nënkryetari i kësaj lëvizjeje Shpend Ahmeti ka thënë se LVV do të bëjë publike veprimet e saj për kundërshtimin e kësaj marrëveshjeje pasi të mblidhet kryesia e kësaj lëvizjeje dhe organet e tjera.
“Jemi të brengosur me marrëveshjen sidomos kur shihet përmbajtja. E kemi ditur që epilogu nuk do të jetë i mirë, por tash doli më keq, sepse minimumi i interesave nuk është plotësuar”, ka thënë Ahmeti
“Nëse kjo marrëveshje vihet në zbatim, atëherë kemi krijuar një Bosnje të dytë, një Kosovë e ndarë në vijat etnike”, thotë Ahmeti për KTV.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është bosnjëzim i Kosovës.
“Realisht kemi krijuar një Bosnjë të dytë me dy entitete të ndryshmë të ndara në vija etnike. Zgjedhja e komandantit rajonal dhe zgjedhaj e 90 për qind të policëve serbë, nuk do të thotë bashkim i Kosovës por ndarje e saj”
Edhe Lëvizja për Bashkim shprehet e bindur se marrëveshja e kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq “do të prodhojë paqe të rrejshme” midis palëve.
Në një komunikatë për media, ky subjekt politik vlerëson se pasojat e vërteta të këtij pakti që u bë në Bruksel, do të vërehen më vonë.
“Ndërsa, pasojat e menjëhershme të tyre shprehen qartazi përmes legjitimimit të spastrimit etnik të veriut të Mitrovicës, heshtjes së çështjes së Kosovës Lindore dhe rritjes së mosfunksionalitetit të shtetit të Kosovës”, thotë LB.
Lëvizja thotë se nuk është e habitur me arritjen e marrëveshjes, pasi vlerëson se prej fillimit pala kosovare ka qenë e papërgatitur për këto negociata, meqë në agjendë nuk ka përfshirë çështjet që duhej.
“Përfaqësuesit e Kosovës kanë qenë tërësisht të papërgatitur për këto bisedime dhe në to nuk kanë shkuar për t’i zgjidhur problemet reale midis Kosovës dhe Serbisë, por për të përmbushur një kusht që evropianët e kanë vendosur për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet në komunikatë./Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit