Me rastin e eskalimit të dhunës në Palestinë dhe përpjekjes së re për të rrëmbyer xhaminë Al-Aksa në Jerusalem me një deklaratë për opinionin e gjerë publik u prononcua Reis ul Ulema i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë Hysein ef. Kavazoviqi:
“Bashkësia islame në Bosnjë e Hercegovinë dhe unë personalisht me dhimbje të thellë kemi pranuar lajmin për eskalimin e ri të dhunshëm në Palestinë, e posaçërisht rreth xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Dënojmë ashpër çdo formë të dhunës në vendin e bekuar. Nuk mund e të mos e ngrit zërin kundër plagosjes së imamit të xhamisë Al-Aksa Ekrem Said Sabrisë, mbylljen e xhamisë si formë kolektive e dënimit si dhe arrestimin e myftiut të Jerusalemit Muhamed Hysejniut.
Shenjtëria e xhamisë duhet të respektohet dhe statusi i saj assesi nuk mund të vihet në pyetje. Vazhdimi i okupimit të Palestinës dhe përpjekja e rrëmbimit të xhamisë Al-Aksa është diç me të cilin myslimanët në botë kurrë nuk do të pajtohen. Të gjithë ata që mbështesin proceset e tilla të pushtetit izraelit duhet të dinë se drejtpërsëdrejti kontribuojnë në radikalizmin e gjeneratave të re të myslimanëve të rinj dhe i shtyjnë në duart e ideologëve të së keqes të cilët ushqehen me padrejtësinë dhe ndjenjës së dobësisë së myslimanëve që të mbrojnë shenjtërit e veta dhe jetët e tyre.
Vazhdimi i okupimit të shtetit palestinez vetëm përforcon të keqen globale të antisemitizmit. Përvoja e Bosnjës dhe Spanjës islame-Andaluzisë është dëshmi më e mire se nuk ekziston asnjë konflikt”historik” apo”inherent” në mes myslimaneve dhe hebrenjve, e as që në fe është justifikuar urrejtja. Përkundrazi, myslimanët dhe hebrenjtë kanë ndarë pjesën më të madhe të historisë dhe sot në shumë çështje janë të dërguar në njëri tjetrin. Politikat me papërgjegjësi janë ato që krijojnë ndarje në mes popujve.
Paqja në Palestinë dhe zgjidhja e drejtë e çështjes palestineze janë çelësi i stabilitetit jo vetëm në Lindjen e Afërt por edhe të marrëdhënieve të mira ndër konfesionale gjatë gjithë botës. Edhe një here apeloj tek të gjithë ata të cilët mund të kontribuojnë për paqe, e posaçërisht përfaqësuesit e popullit palestinez dhe izraelit të mbledhin force që gjeneratave të ardhshme t’ju sigurojnë paqen e qëndrueshme”.
Burimi : SAFF/ ML