1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ambasada e Zvicrës nuk po i pranon certifikatat e reja

Më të lexuarat

Ka disa ditë prej se Ambasada Zvicerane është duke iu nxjerrë telashe kosovarëve që aplikojnë për viza, pasi kjo e fundit nuk po pajtohet me ndryshimet që i ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme në certifikatat e lindjes.

Ndonëse qytetarët nuk preferojnë të flasin para kamerës, ata tregojnë se Ambasada zvicerane po ua kërkon certifikatat e vjetra, duke ua refuzuar dokumentin e quajtur ekstrakti i lindjes, i cili përmban të gjitha të dhënat, që deri tash janë lëshuar në katër certifikata të zakonshme të gjendjes civile. Kohavisioni ka kërkuar përgjigje nga Ambasada zvicerane, por kjo e fundit nuk iu është përgjigjur pyetjeve të KTV-së.

Sipas ushtruesit të detyrës të drejtorit të Departamentit për prodhimin e dokumenteve, Bekim Hoxha, refuzimi i ekstraktit të lindjes po ndodh vetëm në Ambasadën Zvicerane. Sipas tij, ky sistem i ri vjen si rekomandim i Bashkimit Evropian. Megjithatë, deputeti Burim Ramadan vlerëson se sistemi i ri i certifikatës se lindjes nuk është në përputhje me standardet dhe kriteret për Liberalizimin e Vizave. Por, MPB-ja thekson se ky problem pritet të evitohet brenda javës, pas një takimi të nivelit të lartë mes zyrtarëve të MPB-së dhe Ambasadës Zvicerane.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit