4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kuvendi sot debaton për “Trepçën”

Më të lexuarat

Sot vazhdon seanca e papërfunduar e Kuvendit të Kosovës për të votuar rekomandimet nga debati parlamentar në mbledhjen e kaluar, lidhur me statusin e pazgjidhur të punëtorëve të arsimit shqiptar, 1990-1999, e shtruar sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rekomandimeve të komisioneve parlamentare.

Ndërsa në seancën e re, po sot, pas shterimit të pikave të përhershme të mbledhjeve të rregullta të Kuvendit: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për Organet qeveritare për Shoqërinë e informacionit.

Në vazhdim do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me ndërmarrjen “Trepça”, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Si pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit